Ministri i Jashtëm: Nga 3 qershori, Italia fillon ‘nga e para’

19/05/2020 10:39

Ministri i Jashtë italian Luigi di Maio tha se nga 3 qershor Italia do të rihapet 360 gradë.

“Përveçse do të jemi në gjendje të lëvizim ndërmjet rajoneve, jemi të gatshëm të mirëpresim qytetarët europianë që duan të kalojnë pushimet e tyre në Itali”, tha ai. Di Maio tha se ndërkohë është dikasteri i tij është duke punuar me qeveritë e vendeve europiane për koordinimin e veprimeve dhe promovimin e turizmit mes vendeve.

Di Maio tha gjithashtu se “Është e papranueshme që midis vendeve të BE të ketë listë të zezë, duke nënkuptuar se disa vende të Unionit janë shprehur kundër hapjes së kufijve të tyre për shtetasit italianë si dhe pro marrëveshjeve bilaterale midis vendeve për hapjen e kufijve, të cilat sipas Di Maio janë të papranueshme për Europën e Bashkuar.

Më parë, Kryeministri Italian Giuseppe Conte është shprehur se Italia është kundër këtyre lloj marrëveshjeve dhe se BE duhet të ketë një politikë të përbashkët për rihapjen e kufijve.

Top Channel