Që i vogël e dinte që kishte një talent dhe këtë e kuptoi kur me orë të tëra rrinte e vizatonte personazhet e filmave të animuar.

Sot Gentianin 35 vjeç e gjejmë  në dhomën e improvizuar si “ studion e tij” Teksa pikturonte në dysheme.  Për kanavace përdor çarçafët,  të cilat i lyen dhe për kavaletë përdor dyshemenë ku harrohet për orë të tëra

Periudha e pandemisë i ka shërbyer për të praktikuar një tjetër talent të tij  “punime në miniaturë sikundër është anija “Titanic”  apo anijet me vela.

Natyra, lulet e shkëpusin nga bota e ekranit dhe kjo duket qartë në pikturat e bëra në dhomën e tij ,jo vetëm në mure por dhe mobiljet e saj.

Dashurinë për natyrën e shikojmë tek tabloja që po punon aktualisht “i cila është vendlindja e babait të tij ku mbizotëron natyra .

Gentiani ka marrë shumë çmime, por shkollë arti nuk ka ndjekur dot. Megjithatë sot ky pasion e bën të sigurojë vetë të ardhurat e tij dhe pse jo pak herë përballet me vështirësinë që ky profesion përballet në Shqipëri!

Top Channel