Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vranë Preng Simoni dhe Kolë Murrani

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për Agron Lushin të arrestuar pak ditë më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut te tij Preng Simoni.

Ngjarja ndodhi më 27 prill në Lalm Lukaj të Lezhës.

Sipas burimeve në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura i akuzuari e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.

Si motiv për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm. Nisur nga këto të dhëna u shpall në kërkim si i dyshuar për ngjarjen 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, banor i fshatit Lalm, i cili tashmë është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Po ashtu policia tha se për ngjarjen dyshohet se Përdoda kishte bashkëpunuar me Agron Lushin të arrestuar pak ditë me parë.

Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.

Top Channel