Frika ndaj koronavirusit, amerikanët i kthehen bunkerëve

19/05/2020 02:03

Është e lehtë të mbizotërojë paranoja gjatë këtyre kohërave të pandemisë. Agjentët e pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara thonë se disa nga klientët e tyre janë aq të shqetësuar, sa po kërkojnë siguri shtesë.

Amerikanët kanë nisur ta gjejnë qetësinë tek bunkerët. Ato vendosen në oborret e shtëpive ose në zona të tjera, zbukurohen që të duken si shtëpi dhe kanë nisur të behën pjesë e blerjeve të banesave. Disa prej atyre që kanë marrë bunkere, i thanë VOA-s se kështu ndihen më të sigurtë. Në Dakotën e Jugut, aty ku dikur ishte një bazë ushtarake, tani është një fushë e mbushur me bunkerë privatë.

Dy vjet më parë, të 575 bunkerët atje ishin bosh, ndërsa tani nuk gjen më asnjë të lirë. Shumica e tyre janë duke u rinovuar për t’iu përgjigjur nevojave të pronarëve të tyre të rinj. Ka njerëz që kanë shitur shtëpitë e janë vendosur aty. Robert Vicino i firmës Vivos xPoint, i cili po merret me shitje bunkerësh, thote se interesi për to është shtuar ndjeshëm që kur Shtetet e Bashkuara u goditën nga pandemia.

“ Kërkesat që na dërgojnë janë rritur deri 2000% , dhe shitjet e firmës sonë janë shtuar me mbi 400%, jo vetëm në SHBA, por edhe në botë”, shprehet ai. Megjithëse bunkerët nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë drejtpërdrejt njerëzit nga koronavirusi, ata përfundimisht i bëjnë shumë prej tyre njerëzve të ndjehen të sigurtë, dhe kaq u mjafton.

Top Channel