Irlanda dera e pasme për të hyrë në Angli, The Telegraph zbulon ofertat në TikTok të trafikantëve shqiptarë Dy raste të mosdeklarimit të parave në kufi janë parandaluar në Durrës, çka ka sjellë sekuestrimin e 50.000 eurove dhe procedimin në gjendje të lirë të dy shtetasve.
Kështu, u procedua shtetasi B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara, si dhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez. Në dalje të RSH-së, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Top Channel