Dje janë rihapur edhe xhamitë pas bllokimit dy mujor që erdhi nga pandemia e koronavirusit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka firmosur protokollin e rreptë për zbatimin e masave të parandalimit të përhapjes së COVID-it.

Sipas KMSH, xhamitë duhet të bëjnë dezinfektimin para se të fillojë frekuentimi, si dhe besimtarët duhet të bëjnë abdesin në shtëpi, të marrin maska e doreza dhe sexhaden personale.

Top Channel