Në një podcast radiofonik, tashmë ish-bashkëshorti i aktores Megan Fox, Brian Austin Green konfirmoi ndarjen e çiftit.

Pas 16 vitesh së bashku Megan vendosi t’i jepte fund martesës së saj dhe arsyeja ishte distanca sociale dhe jo vetëm, që ka mbajtur në kuadër të masave kundër Koronavirusit.

Gjatë kohës kur ata kanë qenë të ndarë fizikisht, 34-vjeçarja përjetoi një histori të shkurtër romance me reperin famëkeq Machine Gun Kelly, por sipas Brian kjo tashmë ka përfunduar.

46-vjeçari tregoi mes lotësh se muaj më parë ka parë në ëndërr sikur martesa e tij me Megan mori fund dhe duket se kjo ëndërr ishte një paralajmërim pasi kjo gjë po ndodh vërtetë.

Edhe pse ishte Megan ajo e cila e la, Brian Austin Green është optimist dhe nuk e përjashton mundësinë e një ribashkimi.

Top Channel