E diel, 12 Prill 2020
17:46
Fjoralba Ponari vë “në siklet” Ylli Limanin, cilën këngë ia ke kushtuar asaj që të ka lënduar?

Sot në “E Diell” në Top Channel ishte i ftuar përmes lidhjes me skype këngëtari i dhjetra baladave të dashurisë, Ylli Limani. Një nga artistët më të kërkuar të momentit, u tregua tejet i çiltër kur foli për kohën që po kalonte në karantinë me familjen e tij.

17:38
Përputhen/ Çfarë ndodhi në takimin e Antonetës dhe Lulzimit?

Të gjithë mezi presim fundin e javës për të ndjekur rubrikën “Përputhen” në emisionin “E Diell”. Të papriturat, intrigat, debatet, sakarzmi, janë gjithnjë në fokus të kësaj rubrike. Një nga çiftet që publiku dëshiron që të përfundojnë bashkë është Antoneta dhe Lulzimi.

17:19
Top Awards: Ja cilët artistë të klasifikimit janë në Top Listën e karantinës

Pavarësisht efekteve negative që karantina ka shkaktuar, ka patur edhe gjëra pozitive. Së pari thuajse të gjithë po kalojnë disa ditë të mrekullueshme pranë familjarëve të tyre dhe së dyti artistët kanë vendosur të zbulojnë më shumë rreth jetës së tyre familjare por edhe të gjenden pranë fansave të tyre përmes rrjeteve sociale.

17:05
Hooper: Shtetet e Bashkuara janë mburoja ushtarake e Kosovës – mos e rrezikoni atë

Ish zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se administrata amerikane po synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ishte e pakënaqur me qasjen e qeverisë së kryeministrit tashmë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Zoti Hooper thotë se synimi është përmbyllja e konfliktit Kosovë – Serbi dhe nëse kjo nuk ndodhë rreziku për Kosovën është që mund ta humbas mburojën ushtarake amerikane.

16:51
Mediat britanike: Manchester City gati të paguajë klauzolën për Lautaron

Lautaro Martinez po bën një sezon mjaft të mirë nën urdhrat e Antonio Contes dhe jo më kot kërkohet me ngulm nga Barcelona, që synon të krijojë të njëjtën dyshe sulmi si në kombëtaren e Argjentinës, bashkë me Lionel Messin.

16:48
Punonte me kinezë, vdes nga koronavirusi nëna e katërnjakëve “mrekulli”

Shabnum Sadiq, e njohur ndryshe si mamaja e katërnjakëve “mrekulli”, të cilët sipas doktorëve në vitin 2006, nuk mund t’i sillte dot në jetë pasi ishte e rrezikshme e duhet të mbante vetëm njërin prej tyre, por vendosi t’i mbante duke i lindur me operacion cezarian, ndërroi jetë disa ditë më parë nga koronavirusi.

16:39
Antoneta i “mbylli derën”, Mareni konkurenti i radhës që largohet nga Përputhen

“E Diell” e këtij sezoni padyshim që ka qenë një surprizë e bukur për publikun. Emisioni konsiston në disa rubrika dhe një ndër më të preferuarat është “Përputhen”. Për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur, rubrika  ka në fokus takimet mes një djali dhe një vajze, me qëllimin përfundimtar krijimin e një çifti. Janë tre vajza dhe secila prej tyre, çdo javë, zgjedh njërin nga tetë djemtë për t’u njohur.

16:22
Numri i viktimave në Britani shkon në mbi 10 mijë, Boris Johnson lë spitalin

Numri i vdekjeve të lidhur me Koronavirusin në Britani u rrit në mbi 10,000 pas raportit të fundit, duke shënuar një moment historik në epideminë e vendit.

15:57
Zyrtarët e SHBA: Jemi afër pikut të pandemisë

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA janë afër pikut të pandemisë së koronavirusit të ri, por ekspertë të tjerë shprehen se pa një vaksinë ose një kurë të efektshme, rihapja plotësisht e ekonomisë mund të zgjasë më shumë nga sa do të dëshironte administrata e Presidentit Donald Trump.

15:49
Vendi i preferuar i miliona turistëve, kështu duket Holanda nën karantinë

Teksa numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Holandë u rrit me 1.316 të shtunën, duke arritur në 24.413 në total i gjithë vendi është futur në karantinë në kuadër të masave kundër përhapjes së CoVid-19.

15:32
Kryediplomati gjerman: Koronavirusi do të dominojë presidencën gjermane të BE-së

Berlini është zotuar për një përgjigje të fortë ndaj urgjencës shëndetësore në një kohë kur vendi merr përsipër presidencën e radhës të BE në korrik.

15:14
Merret vendimi, shkollat e Nju Jorkut të mbyllura deri në fund të vitit akademik

Koronavirusi ka bërë që autoritetet lokale në pothuajse gjithë Shtetet e Bashkuara, të marrin vendime të vështira nëse t’i rihapin shkollat këtë vit akademik apo jo.

15:06
Pashkët “në kohë koronavirusi”/ Si rrallë herë Katedralja e Shën Palit e boshatisur gjatë meshës

Besimtarët e krishterë sot kanë festuar Pashkët në një kohë jo të zakonshme për vendin dhe për botën për shkak të koronavirusit.

14:53
Zyrtarët e SHBA: Jemi afër pikut të pandemisë

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA janë afër pikut të pandemisë së koronavirusit të ri, por ekspertë të tjerë shprehen se pa një vaksinë ose një kurë të efektshme, rihapja plotësisht e ekonomisë mund të zgjasë më shumë nga sa do të dëshironte administrata e Presidentit Donald Trump.

14:51
Besimtarët shënojnë Pashkët nën hijen e koronavirusit

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi u rrit në 20,600, me mbi 530 mijë të infektuar.

14:48
Lajm i mirë për britanikët, Boris Johnson del nga spitali ku po kurohej për Covid-19

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka dalë nga spitali por nuk do të kthehet menjëherë në punë pasi ai vazhdon të shërohet nga koronavirusi, tha Downing Street.

14:38
Zenit zgjedh lojtarin e muajit dhe ia çon çmimin me dron (Video)

Izolimi për shkak të coronavirusit nuk e ndaloi klubin e Zenitit të Shën Petërburgut që të ndajë ashtu si zakonisht çmimin e lojtarit të muajit, që këtë herë shkoi për mesfushorin brazilian Malcom.

14:30
Pse shpërthimi i SARS-it më 2003 ka qenë më pak vdekjeprurës?

Më 2003, një koronavirus që ka vrarë një në 10 pacietë të infektuar, ka pasur origjinën në Kinë, mirëpo është shpërndarë edhe në shumë shtete tjera. Më pas, brenda tetë muajve të infektimit, ai është zhdukur papritur.

14:17
Shpresë nga Turqia/ Shërohet nga koronavirusi një 93-vjeçar

Recep Altundas nga Bursa e Turqisë, është 93-vjeçari i dytë turk që u shërua nga coronavirusi.

14:10
New York/ Në kohën e COVID-19, dyqanet e biçikletave janë biznese esenciale!

Kur dyqani më i vjetër i biçikletave në SHBA u hap për herë të parë, në New York gripi Spanjoll po bënte kërdinë.

14:03
Sportistët-OKB, mesazh shprese: Bashkë do të fitojmë!

“Nuk mund të dështojmë në ndeshjen e jetës sonë, bashkë do të fitojmë”-ky është mesazhi i shpresës i dhënë nga një sërë sportistësh të disiplinave të ndryshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Paqen e Zhvillimin e promovuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe që merr një domethënie të madhe në situatën aktuale teksa e gjithë bota po përballet me krizën e krijuar nga coronavirusi.

14:02
Qytetarët thyejnë karantinën dhe dalin për plazh, ndëshkohen nga policia

DURRËS- Edhe pse gjatë fundjavës në kuadër të rregullave kundër përhapjes së CoVid-19 Shqipëria është e izoluar, në Durrës ka pasur nga ata qytetarë të pabindur që kanë thyer karantinën.

13:55
Fati i 6 mijë tableteve/ Pa përgjigje nga ministria për përdorimin në pandemi

Projekti i Ministrisë së Arsimit për furnizimin me tableta dhe digjitalizimin e teksteve në 60 shkolla të mesme të vendit,i kushtoi buxhetit te shtetit 3.5 milionë euro.

13:44
Thyen karantinën për të luajtur futboll në pyllin e Sodës, ndëshkohen 10 “lojtarët”! E pëson edhe një polic

VLORË- Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

13:43
Shkon në 828 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Gjatë orëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

13:41
Veliaj shpërndan pako ushqimore për disa familje të krishtera për Pashkë

Për shumë të moshuar në Tiranë, Pashkët kanë ardhur ndryshe këtë vit.

13:36
Mbi 1,7 milion të infektuar me koronavirus në botë, mbi 400 mijë të shëruar

Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1,780,903 dhe pritet të rritet nga ora në orë.

13:33
Ndërron jetë legjenda e Formula 1

Legjenda britanike e Formula 1, Sir Stirling Moss ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.

13:23
Nga një krizë virusi në një krizë ekonomike

Kosova është në krizë ekonomike, por pas pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19, do të futet në një krizë edhe më të thellë, thonë ekspertë të fushës së ekonomisë.

13:15
SHBA kalon viktimat e Italisë, shpallet gjendja e emergjencës në 50 shtetet e saj

Për herë të parë në historinë amerikanë, 50 shtetet që përbëjnë vendin kanë shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e pandemisë Covid 19.

13:04
Lajm shpresëdhënës nga spitali Infektiv/ Shërohen plotësisht dy mjekët

TIRANË- Së fundmi dy mjekë të tjerë që ishin infektuar nga CoVid-19, janë shëruar plotësisht.

12:52
Legjenda e Liverpoolit fiton betejën me Covid-19, largohet nga spitali

Legjenda e Liverpoolit Sir Kenny Dalglish, ka lënë ambientet e spitalit duke fituar ndeshjen më të rëndësishme të jetës, atë kundër Covid-19.

12:47
Kosovë: 117 persona dyshohen për shkelje të masave anti-COVID-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 117 persona dyshohen se nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

12:40
Pogba: Nuk e kisha përjetuar kurrë në karrierë, pres me padurim…

Francezi Paul Pogba deklaroi se ka përjetuar një “zhgënjim” të madh për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur larg fushave të lojës për pjesën më të madhe të sezonit dhe pohoi se tani, që ndihet pranë rikuperimit të plotë, po mendon vetëm “për të luajtur përsëri” .

12:32
I aksidentuari me Covid-19 u mjekua tek spitali i Traumës, specialistja e ISHP-së: Merren masa për parandalimin e infeksionit

TIRANË- Specialistja pranë ISHP-së Marjeta Dervishi, në përgjigje të interesin të medias ka konfirmuar se një pacient ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës pas një aksidenti të pësuar në Durrës.

12:18
Tjetër lajm i mirë/ Shërohet gruaja e vetme shtatzënë që ishte prekur me koronavirus në Shqipëri

Është shëruar gruaja e vetme shtatzënë që ishte prekur nga Koronavirusi në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik e cila u shpreh për mediat se një grua shtatzënë që ishte prekur me koronavirus është shëruar.

12:13
Nuk ka paqe për Spanjën! Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Një tjetër ditë tragjike! Gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë është rritur numri i viktimave nga koronavirusi Covid-19, duke shënuar 619 vdekje të reja.

12:11
CoVid-19/ Artistët italianë bëhen bashkë për këngën e re dedikuar mjekëve e infermierëve

ITALI- Teksa shifrat e viktimave dhe të infektuarve me CoVid-19 rritet nga dita në ditë, në Itali artistë të shumtë i kanë kushtuar një këngë të gjithë mjekëve dhe infermierëve që po përballen në vijën e parë më këtë virus.

11:59
Thirrja e OBSH: Bjellorusia të ndalë sportin!

Bjellorusia është ndër të paktat vende që po e zhvillojnë normalisht aktivitetet sportive pavarësisht pandemisë coronavirus.

11:58
Policia bën bilancin/ Thyen karantinën, gjatë 24 orëve gjobiten 262 persona! 3 të tjerë arrestohen…

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

11:53
Papa Francesku, mesazh shprese në kohë të zymtë: Mos bini pre e frikës

Papa Francesku, i kërkoi njerëzve të mos bien pre e frikës për koronavirusin duke u kërkuar atyre të jenë lajmëtarë të jetës në një kohë vdekjesh.

11:43
Rekordi i zi në SHBA, vendi me numrin më të lartë të viktimave në botë

SHBA tashmë ka lënë pas Italinë duke regjistruar shifrën më të lartë të viktimave të koronavirusit në botë.

11:43
Shifrat/ Cilët janë qytetet me më shumë raste të prekurish nga koronavirusi

Tirana vijon të jetë vatra më e madhe e personave të infektuar me CoVid-19 në Shqipëri.

11:36
Izraeli ashpërson masat në Jerusalem për shkak të COVID-19

Qeveria izraelite ka miratuar masa më të ashpra të karantinës në disa pjesë të Jerusalemit, përfshirë edhe pjesën historike të Qytetit të Vjetër, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit në këtë qytet.

11:34
Rriten të prekurit nga koronavirusi, Rusia shënon “pikun” në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Rusi u rrit me 2.186 brenda 24 orësh, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në 15,770, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Rus TASS.

11:31
Shkon në 217 numri i të shëruarve në Shqipëri, 20 persona fituan betejën kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217. Të shëruarit janë në të gjitha grupmoshat.

11:26
Koronavirusi po i lë frutat … në pemë

Ka disa javë që shtypi grek, midis problemeve të tjera që ka shkaktuar koronavirusi, ka ngritur edhe çështjen e punëtorëve sezonalë në Greqi, sidomos të atyre që vijnë nga Shqipëria.

11:25
Masat për parandalimin e Covid-19/ Qeveria afgane liron 100 të burgosur talibanë

Qeveria afgane ka liruar nga burgu 100 talibanë, njoftoi Këshilli për Siguri Kombëtare i Afganistanit.

11:18
Bilanci/ Infektohen 13 persona të tjerë me CoVid-19 në Shqipëri, harta zgjerohet në Tiranë, Shkodër e Durrës

13 raste të reja  janë infektuar me CoVid-19 në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit.

11:14
COVID-19/ Presidentja e Komisionit Europian: Të moshuarit, të izoluar deri në fund të vitit

GJERMANI -“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirusit.” kjo është deklarata e bërë nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

11:09
Është për të ardhur keq, apo jo? Jo çdokush di të përdor “Photoshop” …

Vetëm imagjinoni, ju jeni duke menduar krijimin e imazhit tuaj në mediat sociale, ju zgjidhni një kënd të veçantë dhe një pozë të suksesshme për secilën fotografi, rregulloni dritat siç duhet, dhe në fund bëni Photoshop foton.

11:04
“Ja si lindi karantina…” Rama publikon historikun se si u përdor izolimi si përgjigje kundër viruseve

Teksa Shqipëria po mbyll një muaj në karantinë, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një historik të lindjes së karantinës si një metodë për të shmangur përhapjen e viruseve. Njeriu i parë që bëri këtë shpikje është dijetari islamik Ibn Sina (980-1037),

10:55
Infermieri i jep foton e Jezusit pacientit me CoVid-19, Manastirliu uron Pashkët me foton e veçantë

“Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”. kështu e nis urimin e saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të gjithë besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët.

10:51
Maas: Koronavirusi do të dominojë presidencën gjermane të BE-së

Përhapja e koronavirusit do të dominojë agjendën e Bashkimit Evropian, kur Gjermania të marrë kryesimin e presidencës së këshillit më vonë gjatë këtij viti, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

10:48
Nostalgji- 20 foto që na kthejnë pas në kohë …

Të gjithë e dimë se sa mirë ndihemi teksa marrim herë pas here një album fotografish të vjetër dhe zhytemi në kujtimet tona.

10:39
Media e njohur: Vendi ku shpërtheu CoVid-19, SHBA i dha laboratorit në Wuhan 3.7 mln $ për eksperimentet tek lakuriqët e natës

“Qeveria e Sh.B.A.-së dha 3.7 milion dollarë ndihmë për laboratorin e Wuha. Laboratori kinez nga ku besohet se ka patur një rrjedhje të mundshme të koronavirusit ka përdorur para të qeverisë amerikane për të realizuar hulumtime në lakuriqët e natës për të cilët shkencëtarët besojnë se janë burimi origjinal i shpërthimit vdekjeprurës.” kështu e nis shkrimin media e njohur Daily Mail për sa i përket laboratorit të koronaviruseve në Wuhan.

10:24
​Iran, rritet në 4.357 numri i viktimave nga Covid-19

Irani ka raportuar 125 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 4.357 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

10:22
Frikë për një valë të dytë përhapje, Kina regjistron 99 raste “të importuara” me koronavirus

SHANGHAI – Kina po forcon kontrollin e të huajve që kanë hyrë në shtetin e tyre si dhe po forcon kontrollin kufitar pasi numri i rasteve të koronavirusit të importuar arriti një rekord të ri duke dyfishuar numrin ditor të të infektuarve të rinj.

10:19
I dyshuar për vrasjen e një adoleshenti/ Njihuni me një nga “ekzekutuesit” më të kërkuar në Evropë

I dyshuar për vrasjen e një të riu në Cardiff, në vitin 2010, Mohamed Ali Egi është shtuar në listën të arratisurve më të kërkuar të Evropës.

10:14
CoVid-19 i rrezikoi jetën, zbulohen bisedat e Boris Johnson me mjekët që e shpëtuan: Ju kam borxh…

“Unë ju kam borxh jetën time”, kështu mësohet të jetë shprehur kryeministri i Britanës së Madhe, Boris Johnson për mjekët që i shërbyen në luftën e tij kundër CoVid-19.

10:06
Pashkët/ Lulzim Basha uron besimtarët katolikë: Lutje të veçantë për ata që po përballen me Covid-19

Kryetari i PD Lulzim Basha ka uruar besimtarët katolikë me anë të një statusi të publikuar në rrjetet sociale.

09:58
Oferta e Realit, Bale dhe James për të bindur Tottenhamin për Kane

Harry Kane është objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

09:56
Plazh i karantinës/ Vlonjatët “hapin sezonin” me CoVid-19 “nëpër këmbë”

VLORË- Edhe pse e gjithë Shqipëria është në karantinë dhe në izolim për shkak të Covid-19, disa qytetarë në Vlorë kanë zgjedhur që këtë të diel të shijojnë rrezet e diellit në breg të detit.

09:47
Greqi/ Rritet numri i viktimave nga Covid-19

Është rritur numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi, ku gjatë 24 orëve të fundit numërohen tre viktima, duke e çuar totalin e përgjithshëm të vdekjeve në 96 persona.

09:44
Rama uron Pashkët me një mesazh dhe një video

Sot besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, por situata është pak ndryshe nga herët e tjera për shkak të Covid-19.

09:39
Sot festohen Pashkët, por çfarë simbolizon veza e kuqe?

Për besimtarët e Krishterë, Pashkët janë festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

09:32
Valdano mbron Ronaldinhon: Me krimin e tij, gjysma e botës në burg

Ish-futbollisti dhe trajneri i Argjentinës, Jorge Valdano, i doli në mbrojtje Ronaldinho Gauchos pas peripecive që po kalon braziliani në Paraguai, ku u ndalua nga policia me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

09:30
Dëshmia: Si e mësuam lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës në burgun e Burrelit

Publikohet historia e panjohur të ndodhur më 11 prill të vitit 1985-së në burgun e Burrelit, ku asokohe vuanin dënimet e gjata disa nga të dënuarit politik që konsideroheshin si disidentë apo kundërshtarët më të fortë të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

09:22
Koronavirusi kufizon shënimin e Festave të Pashkëve

Festimet e së dielës për Pashkët janë duke u zhvilluar në gjithë botën, ndonëse miliarda persona janë izoluar në shtëpitë e tyre, çka ka ndikuar në anulim të ceremonive tradicionale dhe vizitave të rregullta në kishë.

09:18
Kosovë/ Mbi 4 mijë persona në vetëizolim, pas kontakteve me persona të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

09:14
“U zgjova dhe nuk mund të shijoja ose të nuhasja”: Një shenjë e hershme e koronavirusit

Holly Bourne nga Londra, thotë se nuk ka patur simptoma të koronavirusit, të njohura gjerësisht – si kollë e thatë ose ethe e temperaturë e lartë – dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë të testohet nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS).

08:54
Pakënaqësi edhe në Kosovë për ndarjen e fondit të ndihmës, reagon Ferizaj!

Qeveria e Kosovës ndau një fond prej 5 milionë eurosh në ndihmë të sportit për të përballuar krizën nga koronavirusi, dhe ditën e djeshme Federata e Futbollit të Kosovës publikoi planin e ndihmës për klubet e futbollit por edhe në Kosovë ashtu si në Shqipëri ka patur pakënaqësi.

08:45
Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit.

08:39
Emergjenca Covid-19/ Kurti në takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, kanë mbajtur dje tri takime të ndara me ambasadorë të korit diplomatik në Republikën e Kosovës.

08:29
Shkencëtarët: Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati në shtator

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, po punon për një vaksinë kundër koronavirusit dhe ndoshta mund të jetë e gatshme për përdorim publik në vjeshtë, shkruan “The Times”.

08:22
COVID-19, Italia me “pasaporta imuniteti”

Italia ka në plan të rrisë numrin e testimeve ndaj koronavirusit si dhe të përdorë teknologjinë e gjurmimit të kontakteve, sapo të përfundojë afati i masave kufizuese që pritet të jenë në fuqi të paktën deri më 3 maj.

08:11
​59 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

Në 12 prill të vitit 1961 kozmonauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e “Vostok 1” që e çoi drejt hapësirës ku kreu orbitën rreth planetit e më pas u kthye sërish në Tokë shëndoshë e mirë.

08:03
Bilanci botëror: Mbi 1,7 milion të infektuar me koronavirus, 108.838 viktima

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1,780,903.

07:59
Boris Johnson: Ia kam borxh jetën mjekëve

Boris Johnson ka thënë se i ka borxh jetën e tij stafit mjekësor që u kujdes për të duke e trajtuar për Cocid-19.

07:37
Parashikimi i motit/ Ja zonat ku do të ketë reshje sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat gjatë pasdites do të shtohen dhe në zonat jugore, juglinodre do të sjellin reshje shiu.

07:07
Turqia raporton 95 viktima të reja nga COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 1.101, me 95 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit. Në llogarinë e tij në twitter, ministri Koca po ashtu njoftoi se rastet e konfirmuara të koronavirusit në vend janë rritur në 52.167, me 5.138 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

06:55
Iran, rritet në 4.357 numri i të vdekurve nga COVID-19

Irani ka raportuar 125 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 4.357 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

06:45
Xhenxhefil, karrota, portokalle, njihuni me lëngun magjik për organizëm të fortë

Pirja e lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit është fantastik në shije ndërsa i dhuron organizmit vlera të panumërta shëndetësore. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të keni mundësinë të merrni informacione të sakta mbi vlerat e kombinimit të lëngut të karrotës, portokallit dhe xhinxherit.

06:28
Çikorja e egër, si ta përdorni për shëndetin e stomakut dhe zemrës

Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët. Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli në lejla të hapur ka gjetur kryesisht përdorim të gjërë në kuzhinat shqiptare. Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave. Çikorja (Cichorium intybus) bën pjesë në familjen e barishteve të cilat gjejnë përdorim të rëndësishëm në kuzhinë, por mbi të gjitha vlen edhe barishte mjekësore, ndërsa për ta gjetur duhet t’i drejtoheni tregjeve të fshatarëve.

06:13
Njihni vlerat e çajit të farave të linit për diabetin

Nëse ju pëlqejnë çajrat bimorë, atëherë zgjidhni farat e linit. Farat e linit dhe çaji i tij ka qenë pjesë e mjekësisë tradicionale për qindra vite me rradhë. Studimet e kohëve moderne tregojnë se përbërësit e farave të linit arrijnë të mbështesin shëndetin e zemrës. Ato parandalojnë qelizat e dëmshme dhe të përmirësojnë mirëqenien në përgjithësi.

06:00
Jugu do të ndihmohet, por jo me Corona-Bonde

BE miratoi mbi gjysmë bilioni euro kredi për shtetet e goditura nga kriza e Coronas. Por rindërtimi i ekonomive me borxhe kolektive të BE, me Corona-Bonde, u shty për në vjeshtë.

05:36
Prodhuesit në krizë, kërkojnë ndihmë nga qeveria

Industria e prodhimit, konkretisht ajo e përpunimit të ushqimit në Kosovë, ka zvogëluar kapacitet prodhuese, për shkak të rënies se fuqisë blerëse, pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, thonë përfaqësues të bizneseve dhe afaristë prodhues në Kosovë. Për të rikuperuar dëmet financiare ata po kërkojnë përkrahje financiare nga qeveria. Qeveria e Kosovës, në vendimin e 13 marsit për ndërprerjen e veprimtarisë së disa bizneseve, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19, nuk ka ndaluar punën e sektorit të përpunimit të ushqimit, por ka urdhëruar që të kenë kujdes të shtuar.

05:18
Si do t’i ndikojë pandemia furnizimet globale me ushqim?

Ajo luleshtrydhe që jeni duke ngrënë derisa jeni të vetizoluar nga koronavirusi? Shanset janë të ketë ardhur nga një fermë. Ose, mund të ketë ardhur nga një operacion i madh bujqësor shumë, shumë kilometra larg shtëpisë suaj. Mund të jetë vjelur me dorë, ndoshta nga punëtorë migrantë, dhe të jetë sjellë nga qyetet tjera, e ndoshta edhe shtetet.

04:44
Suedia “nuk ka qenë e përgatitur” për pandeminë

Përgjatë pandemisë me koronavirus, përgjigjja e Suedisë ndaj sëmundjes COVID-19, që shkakton kjo sëmundje ka qenë e çuditshme. Për dallim nga vendet tjera të Evropës, ky vend nuk ka marrë masa të izolimit, kafoteritë dhe restorantet janë të hapura dhe shkollat nuk janë mbyllur.

04:15
Pacientët nxitojnë t’i bashkohen testimit të ilaçit Remdesivir

Pacientë me kornonavirusin në spitale në mbarë botën kanë kërkuar të bëhen pjesë e studimit të ilaçit Remdesivir gjatë javëve të fundit. Interesi ka qenë aq i madh, sa Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po zgjeron studimin e tij që fillimisht pati si objektiv 440 pacientë. Edhe kompania nga Kalifornia që prodhon ilaçin, “Gilead Sciences”, po përfundon studimin e saj. Ilaçi anti-viral është konceptuar për ta ngadalësuar ose ndalur shumimin e viruseve.

03:56
Vendimi i ardhshëm i madh i Joe Bidenit: Zgjedhja e kandidatit ose kandidates për nënpresidente

Joe Biden përballet me vendimin më të rëndësishën në karrierën e tij prej pesë dekadash: zgjedhja e një kandidati ose kandidateje për nënpresident. Kandidati demokrat për president pritet të shpallë javën e ardhshme një komitet për të shqyrtuar kandidatura të mundshme për postin e nënpresidentit, sipas tre demokratëve që janë në dijeni të situatës që folën me agjencinë Associated Press me kusht që të mos identifikoheshin për të diskutuar planet e brendshme.

03:34
50 vjetori i misionit Apollo 13

Një nga arritjet më të jashtëzakonshme të programit amerikan të hapësirës NASA nuk ishte arritja e një synimi, por parandalimi i një katastrofe 50 vjet më parë, kur një mision për të zbritur në hënë mori një drejtim tejet të gabuar. Përmes intervistave me astronatutë të misionit Apollo 13 dhe pjestarë të drejtimit të misionit, gazetari i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh na sjell nga afër “dështimin e suksesshëm” të NASA-s, ndërsa sytë e botës ishin përqendruar tek astronatutët që ishin në një rrezik shumë të madh.

03:19
SHBA, doktorët emigrantë duan të ndihmojnë kundër koronavirusit

Në një kohë kur sistemi i kujdesit shëndetësor i Amerikës po ngarkohet në kulm për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shtetet po thërrasin profesionistët e mjekësisë në shërbimin e urgjencës, shumë mjekë emigrantë thonë se kufizimet që përcakton regjimi i vizave amerikane, ulin edhe mundësitë e tyre për të ndihmuar. Njofton për Zërin e Amerikës, korrespondentja Aline Barros. Ndërsa shumë spitale janë të mbingarkuar me pacientë COVID-19, mjekët e huaj që punojnë në Shtetet e Bashkuara thonë se janë të gatshëm të bëjnë më shumë për t’u kujdesur për të sëmurët, por se i pengojnë kufizimet e vizave.

03:08
SHBA, thirrje për kremtime përmes internetit për Pashkë

Në këtë periudhë kremtimesh fetare për besimtarët katolikë e hebrenj në Shtetet e Bashkuara, grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë për koordinimin e përgjigjes kundër koronavirusit, u bëri thirrje komuniteteve fetare të respektojnë udhëzimet për distancim social. Shtete të ndryshme kanë udhëzime të ndryshme për komunitetet fetare. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton:

02:32
SHBA, me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në botë

Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi nga çdo vend tjetër në botë, me me 18,860 raste, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Numri i viktimave në SHBA e kaloi atë të Italisë që bazuar tek të njëjtat të dhëna ka 18,849 të vdekur.

02:11
Plani ekonomik i Suedisë/ 455 milionë euro për kompanitë ajrore të prekura nga kriza e COVID-19

Edhe pse numri i rasteve të reja dhe viktima ka ardhur duke u rritur, Suedia ka vazhduar eksperimentimin me masat parandaluese ndaj koronavirusit.

01:43
Të pasurit e botës/ Thirrje për të dhuruar më shumë

Njerëzve më të pasur në botë po i kërkohet të dhurojnë sa më shumë që munden në përpjekjen globale për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe për të ndihmuar miliona njerëz në të gjithë globin, jetët e të cilëve tashmë janë zhytur në krizë nga Covid-19.

01:10
Covid-19/ 91 të shëruar dalin sërish pozitiv në Korenë e Jugut

Në Korenë e Jugut, 91 pacientë që ishin shëruar nga koronavirusi, kanë rezultuar sërish pozitivë në testet për Covid-19. Frika se virusi mund të infektojë sërish personat e shëruar, është mes kryesoreve në nivel global.

00:37
Apple dhe Google bashkohen për të krijuar një aplikacion që gjurmon virusin

Apple dhe Google po zhvillojnë së bashku një teknologji për të paralajmëruar njerëzit nëse ata kanë hyrë së fundmi në kontakt me persona që kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi. Ata shpresonin se do të ndihmonin fillimisht aplikacionet e gjurmimit të kontakteve të palëve të treta që të funksionojnë me efikasitet.

00:20
Mesha e Pashkëve në Katedralen Shën Pali/ Imzot George Frendo: Nata ku drita fitoi mbi errësirën, Gëzuar Pashkët!

Në Katedralen Shën Pali në Tiranë po mbahet Mesha e Krishtlindjeve. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, besimtarët u detyruan të ndiqnin meshën me anë të rrjeteve sociale.