Marrëveshja me SHBA-në, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Inspektorët bërthamorë do të vizitojnë Iranin 24/06 18:51
Pamje të rralla u shkrepën këtë fundjavë nga kometa Neowise, e cila i është drejtuar Tokës, por është e dukshme vetëm në hemisferën veriore.
Pikën më të afërt me planetin tonë, kometa pritet ta arrijë në 23 korrik. Neowise u zbulua nga NASA vetëm në muajin mars dhe vjen nga një distancë prej 10 3 milionë km. që do të thotë, katër herë më larg se Hëna.
Shumë njerëz thonë se e kanë parë atë me sy të lirë, pa qenë nevoja të përdorin pajisje të veçanta. Pas këtij “rrugëtimi” të rrallë, Neowisë pritet t`i afrohet sërish Tokës pas vetëm 6,800 vjetësh.
Top Channel