Kosovë/ Infektohet me koronavirus edhe ish-ministri Abelard Tahiri

13/07/2020 14:08

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar, përveç simptomave të zakonshme. Derisa ka shtuar se është duke qëndruar në vetë-izolim, raporton KosovaPress.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.

Top Channel