“Virusi është mashtrim”, mori pjesë në një festë në Teksas, 30-vjeçari vdes nga Covid

13/07/2020 13:33

Një pacient 30-vjeçar ka ndërruar jetë pasi mori pjesë në një festë “Covid-i” në Teksas, me bindjen e plotë se virusi ishte një mashtrim.

“Pak përpara se të ndërronte jetë, ai kishte parë infermieret e kishte thënë: “Mendoj se bëra një gabim, kujtoja se ishte e gjitha një gënjeshtër, por nuk është”, tha doktoresha Jane Appleby, drejtuese në spitalin Methodist në San Antonio.

“Nuk duam të alarmojmë askënd, thjesht po përpiqemi të japim shembuj nga realiteti për ta bërë komunitetin tonë të kuptojë se ky virus është mjaft i rrezikshëm dhe mund të përhapet me shpejtësi”, shtoi mjekja.

Një “festë Covidi”, është një grumbullim i organizuar nga një person i diagnostikuar me koronavirus, për të parë nëse virusi është i vërtetë dhe nëse do të infektohen prej tij persona të tjerë. Appleby u shpreh se disa prej të sëmurëve rëndë, të shtruar në spitalin Methodist, janë të moshave 20 dhe 30 vjec.

“Ju lutemi mbani maska, shmangni grupimet e mëdha dhe dezinfektoni vazhdimisht duart”, u shpreh mjekja. Javën e kaluar Teksasi vazhdoi të thyente rekorde për rastet e konfirmuara dhe vdekjet e lidhura me sëmundjen.

Top Channel