Një udhëtim që befason me Ilnisa Agollin në “Fshatrat e Shqipërisë” kësaj here.

Duket sikur do të jemi në jug të Italisë, ndërsa do të vizitojmë fshatrat e Kavajës dhe Rrogozhinës.
Një pjesë të ditës mund ta kalosh nëpër vreshtari ku fermerët të japin një dorë të mirë për të kuptuar se si zhvillohet sektori prodhimit i rrushit, domateve, e shalqiut. Ngjan e rrallë dëshira e tyre teksa na imponon idenë që një turist të jetojë njëjtë si ta dhe shëtisë nga toka në tokë me zetor, duke e mësuar dhe ngarë madje.

Një itinerar fantastik, për të kaluar një fundjavë ndryshe ku detin e keni fare pranë dhe ditën mes fermerëve në fshatin Gërmenj mund ta ndani në dy pjesë, pra. Mes bisedave të banorëve, rezervuarit në fshatin e Okshtunit që duhet të vizitoni, peisazhit të Bashtovës dhe një vendi perfekt ku agroturizmi majë kodrës aty dhe perëndimi që duket sikur nuk ka fund do t’ua bëjë darkën ndryshe.

E dimë se të huajt e kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria, por që një italiane të braktisë vendlindjen dhe të bashkëjetojë me ankesat, tekat, çudinë, varfërinë ekonomike të fshatarëve e ta kthejë në një akt force dhe besimi duke na sjellë një restorant, një agrokulturë ku ofrohet dhe shëtitje me kuaj apo pishinë, kanoe dhe lumturi… nuk është pak. Përse erdhi?! Sa larg është Rrogozhina?

Peizazhi në këto fshatra nuk ka të përshkruar, si një Itali e vogël të cilën e gjejmë rastësisht në tokat bujqësore tona. Një vend i begatë që duhet parë. Shiko videon për më shumë:

Top Channel