Me kë do pushojë këtë verë? Moderatorja: S’ kam pasur asnjëherë shoqe!

13/07/2020 21:12

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte moderatorja Ilnisa Agolli.

Në studio po flitej mbi pushimet verore dhe mundësinë që ato t’i kalosh në grup me goca. Ky opsion asnjëherë nuk është shikuar si zgjedhje për Ilnisën, ndoshta dhe nga fakti se ajo në jetën e saj nuk është se ka pasur një rreth të zgjeruar shoqëror, pasi siç e thotë dhe vetë, në shoqëri është mjaft selektive.

“Unë nuk quaj pushim me gocat. Unë këto pushimet kam dëshirë t’i dëgjoj të rrëfyera nga goca që kalojnë pushime me goca. Unë si kam kuptuar pushime vetëm me goca, pushime me njerëz, pushime ku ka bisedë, pushime kur ti shkon mirë. Por pushime vetëm me vajza, nuk e di, ose unë ndoshta nuk kam pasur shumë shoqe, kam pasur vetëm një. Kam qenë shumë selektive”, u shpreh Ilnisa.

Top Channel