Kadastra e Vlorës ka tashmë në krye drejtorin e tetë brenda një viti. Kreu i agjencisë shtetërore të kadastrës Artan Lame prezantoi juristin Andi Binaj, në një konferencë ku foli problematikën 30-vjeçare të pronave në bregdet.

“Askush si në Vlorë kanë qenë probleme procesesh gjyqësore nga 5 e 10 vite. Kanë qenë vendimet e prokurorisë për zbulimin e grabitjes së pronës shtetërore e private. Kanë qenë konflikte civile që kanë mbushur kronikat e zeza të mediave. Vlora nuk është vetëm bregdet por ka shumë zona të mëdha bujqësore dhe blegtoriale”.

Në Vlorë janë kryer mbi 10 mijë legalizime, por sipas Lames, drejtorit të ri do i dalë detyra për të përshpejtuar këtë proces.

“Duke parë gjendjen e Kadastrës Vlorë, dua ta përmbledh me një fjali: Le të flasin faktet, jo fjalimet”, tha Binaj.

Ndërkohë, Lame nuk ka pranuar te komentoje se çfarë do ta bëjë drejtorin e ri te mos dorëhiqet edhe ai si te tjerët.

“Na lini te punojmë është shprehur Lame e rezultatet do te flasin vete”, ka qene deklarata e Lames për juristin e vënë në krye të një drejtorie ku nuk ka pasur kurrë qetësi vitet e fundit, i përfshirë në skandale që kanë buruar më së shumti nga dosjet e përpunuara prej juristeve te Kadastrës.

Top Channel