Kërkojnë varrin e Kleopatrës, arkeologët bëjnë zbulimin befasues!

13/07/2020 17:03

Arkeologët janë një hap më pranë zbulimit të varrit të humbur prej kohësh të Kleopatrës, pas një zbulimi “të bujshëm” që kanë bërë në një tempull të lashtë në Egjipt.

Dy mumje “të një shkalle të lartë shoqërore “ janë gjetur në Taposiris Magna, pranë qytetit të Aleksandrisë, dhe po mendohet se mbretëresha mund të jetë varrosur pikërisht atje pas vetëvrasjes së saj tragjike 2,000 vjet më parë. Kleopatra, mbretëresha e fundit e Egjiptit, është një nga sundimtarët femra më të famshme të historisë, por vendi ku ajo prehet, është ende një mister i pazgjidhur.

Disa ekspertë besojnë se ajo u varros në Aleksandri, atje ku lindi dhe sundoi për pjesën më të madhe të jetës së saj. Të tjerë sugjerojnë që ajo gjendet në zonën antike të Taposiris Magna, një qytet port i famshëm ky në kohën e Kleopatrës.

Zbulimi i dy mumjeve është përshkruar si “sensacional” sepse tregon rëndësinë e nekropolit, ose “qytetit të të vdekurve”, në Taposiris.

Top Channel