“Shihemi në gjykatë”, Rogerti i përgjigjet deklaratës së Selin: Edhe gjyqtarin kam për ta bërë për të kërcyer me mua
Një fotograf ka treguar tmerrin që ka përjetuar, pasi dy anëtarë të fisit Suri në Etiopi, mbajtën peng atë dhe vajzën e tij nën kërcënimin e armës.
Fotografi Trevor Cole, tha se një banor i fisit e mbajtën peng atë, të bijën 20 vjeçe dhe një fotograf tjetër. Sipas fotografit, burrat ishin të dehur dhe mundësia që të qëllonin mbi ta ishte tepër e madhe.
Për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme të luftës, burrat e fisit Suri mbajnë pothuajse të gjithë kallashnikovë dhe kur shikojnë turistë të rinj, i grabisin e plaçkitin.
“Burrat e fisit Suri, të cilët ishin nën ndikimin e “Araki”, -një alkool i prodhuar në vend-, kishin qëllim të na grabisnin. Unë isha me një kolegun tim fotograf dhe vajzën time, e cila është vetëm 20 vjeçe, ato momente ishin me të vërtetë tepër të vështira. Fisi Suri nuk është një fis shumë agresiv, por janë të armatosur dhe shpesh nën kërcënimin e armëve grabisin e plaçkitin turistë”, u shpreh Trevor Cole.
Sakaq, Lugina Omo është shtëpia e tetë fiseve të ndryshme me një popullsi të përgjithshme prej 200,000 njerëz.
Top Channel