Shtatzënë në bankat e shkollës, pritja e ëmbël që Anisa s’ e harron kurrë

13/07/2020 21:01

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar stilistja Anisa Haroku.

Stilistja është nënë e tre fëmijëve dhe me vajzën e madhe Irsën, ka qenë shtatzëne që në kohën e studimeve të larta.

Megjithatë thotë se nuk e ka vuajtur këtë pjesë, përkundrazi e ka shijuar pasi e gjithë shoqëria e përkëdhelte. Më tej ajo shtoi se nuk e mendonte që do të kishte një fëmijë të tretë, me lindjen e vajzës dhe djalit Roan, mendoi se familja e tyre u kompletua, por parashikimi i saj dështoi pasi shumë shpejt në jetën e tyre erdhi dhe një fëmijë i tretë, një vajzë.

“Në fakultet isha shtatzëne dhe të gjithë më përkëdhelnin. Se kam vuajtur këtë pjesë, përkundrazi e kam shijuar shumë. Roanin e linda kur isha 23 vjeçe, domethënë që kanë pesë vite e gjysmë me Irsën diferencë. Ishim shumë të lumtur, kishim vajzën, erdhi djali dhe u kompletuan. Nuk e mendoja që do të kisha një fëmijë të tretë”, tregoi Anisa.

Top Channel