E hënë, 22 Qershor 2020
18:28
Haradinaj: SHBA janë garanci për dialogun Kosovë-Serbi, presim njohje reciproke

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media sot ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

18:22
Kastriot Islami zbërthen diversionin politik të Edi Ramës përmes skemës “Luli është vëllai im”

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish-ministri i Punëve të Jashtme Kastriot Islami. Teksa jemi në një moment, kur diskutimet për Reformën Zgjedhore kanë pësuar një ngrirje, Islami pretendon se ka zbuluar skemën e ndjekur nga Kryeministri Rama, që sipas tij është një lojë dredharake e tinëzare.

18:22
Isabel Santos në PE: Covid-19 ngadalësoi reformën në gjyqësor në Shqipëri

Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian po zhvillohet një seancë e posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri.

18:14
Bilanci në Itali/ 533 të shëruar në 24 orët e fundit , ja sa viktima u shënuan

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave nga virusi në  34 657 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

18:13
Putin: Ish-republikat kanë marrë me vete tokë sovjetike kur u ndanë nga BRSS

Presidenti Vladimir Putin tha dje në një intervistë televizive se republikat që kanë qenë pjesë e BRSS “kanë marrë me vete dhurata nga populli rus” gjatë shpërbëries së Bashkimit Sovietik.

18:11
Zaimina Vasjari i rikthehet muzikës

E shkëputur prej kohësh nga muzika për t’u fokusuar tek biznesi i saj i veshjeve, si edhe për t’ju përkushtuar familjes, Zaimina Vasjari tanimë do të vijë me prurje të reja.

18:10
Trashi largohet nga Partizani, ja sa përfiton klubi i kuq. Rrogë milionerësh për futbollistin

Lorenc Trashi nuk është më futbollist i Partizanit. klubi kryeqytetas në një komunikatë për shtyp bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje mes futbollistit dhe skuadrës së Al Kadsia Sporting Klab të Kuvajtit.

18:07
Nju Jork, muzeu do të heqë statujën e denoncuar si simbol i supremacisë së bardhë

Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës do të heqë nga hyrja e tij një statujë të rëndësishme të Theodore Roosevelt-it, pas vitesh kundërshtimesh se ajo simbolizon ekspansionin kolonial dhe diskriminimin racor, tha të dielën Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio.

17:56
Studimi SHBA: Burrat duhet të pijnë vetëm një pije alkoolike në ditë

Nëse je duke lexuar këtë teksa je duke pirë birrën e dytë pasdite, do të duhet të ndalosh.

17:49
Nju Jork, muzeu do të heqë statujën e denoncuar si simbol i supremacisë së bardhë

NJU JORK – Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës do të heqë nga hyrja e tij një statujë të rëndësishme të Theodore Roosevelt-it, pas vitesh kundërshtimesh se ajo simbolizon ekspansionin kolonial dhe diskriminimin racor, tha të dielën Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio.

17:45
Kreu i Komunës së Bujanovcit zbardh në Top Talk çfarë i ka kërkuar Kryeministrit Hoti për negociatat me Serbinë

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi. Gjatë fjalës së tij Kamberi tha se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që gjatë takimeve që ky i fundit do të ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me përfaqësues të Serbisë, të flitet dhe për Luginën e Preshevës.

17:40
Rama i prerë për votën e emigrantëve: Me ose pa dakordësinë e opozitës, drafti do të…

Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë në mbledhjen online të Këshillit të Diasporës. Ai tha se me ose pa dakordësinë e opozitës parlamentare, që ka votat, drafti që do t’i dorëzohet Komisionit të Reformës Zgjedhore do të jetë gati në 30 qershor.

17:34
E duan 3 klube turke, ja pse Gledi Mici refuzoi Shkëndijën dhe Tiranën!

Zbulohet arsyeja se përse Gledi Mici nuk pranoi ofertën e Shkëndijës së Tetovës për rinovimin e kontratës ndërsa Tirana klubi i interesuar për të rikthyer mbrojtësin anësor në Kategorinë Superiore u tërhoq nga gara për shkak të kërkesave të larta ekonomike të 29-vjeçarit.

17:32
Nuk ndihet i lumtur te Napoli, Hysaj kërkon zyrtarisht largimin!

Genaro Gattuso e ka në planet e tij për të ardhmen dhe e konsideron një futbollist shumë të rëndësishëm për Napolin, por pavarsisht kësaj Elseid Hysaj nuk e shikon më veten te të kaltrit dhe duke iu referuar lajmeve që vinë nga mediat italiane, mbrojtësi shqiptar u ka kërkuar drejtuesve ta lejojnë të largohet në fund të këtij sezoni.

17:31
Të enjten rifillon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, burime jozyrtare në Prishtinë dhe Bruksel.

17:13
Majko: Vota e drejtë Kushtetuese, s’ka të drejtë KQZ ta diskutojë. Jemi të vonuar, por do të bëhet

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në mbledhjen online të Këshillit të Diasporës, tha se votimi është një e drejtë Kushtetuese për “shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit”, duke theksuar se ata “nuk mund të quhen emigrantë”.

17:13
Sozia e ‘Mr Bean’ i bllokuar në Vuhan, bëhet sensacion në Azi me 400mln fansa

Një britanik me fytyrë të ngjashme me atë të personazhit të njohur humoristik ‘Mr Bean’ e ka gjetur veten papritur sensacion interneti në Azi pasi gjatë periudhës që mbeti i bllokuar në Vuhan ka mbledhur 400 milionë fansa në rrjetet sociale.

17:11
FOTO/ Aksident me motor, humb jetën blogerja milionere

Një blogere e njohur në rrjete sociale, e cila u bë milionare në moshën 15-vjeçare, ka vdekur pas një aksidenti me motor në Bali. Rusja Anastasia Tropitsel, 18-vjeçe, pësoi lëndime në kokë kur u rrëzua në një autostradë të Kawasakit, në ishullin Indonezi. I dashuri i saj, Victor Maydanovich, 30-vjeç, i cili ishte duke udhëtuar pranë saj me një tjetër motor, tha se ajo ishte duke ecur me një shpejtësi prej 100 km/h duke humbur kontrollin dhe si pasojë u përplas me një gardh  buzë rrugës.

17:08
Akuzohet për përdhunim, Justin Bieber “thyen” heshtjen

Justin Bieber ka “thyer” heshtjen pas akuzave për përdhunim nga një 21 vjeçare.

17:07
Manzë/ Dogjën mbeturina tek Gjiri i Lalëzit, vihen nën hetim dy persona

MANZË- Dy persona janë vënën nën hetim pasi akuzohen për krime kundër mjedisit. B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

17:00
Maqedonia shënon ulje të numrit të rasteve me Covid-19

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 90 persona të infektuar me koronavirusin e ri, shifër kjo më e ulëta në 15 ditët e fundit, kur infektimet kishin arritur në rreth 200 të prekur në ditë.

16:54
Vota e emigrantëve me postë/ Rama: Problem regjistrimi në vendet ku ndodheni

Kryeministri Edi Rama u shpreh se alternativa e vetme e votimit për emigrantët shqiptarë është me postë, por se ky proces ka shumë vështirësi.

16:51
SHBA-Rusi diskutime mbi çështje bërthamore në Vjenë

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë filluan të hënën në Vjenëë bisedime dy ditore rreth arsenalit të tyre bërthamor pas një pauze prej më shumë se një viti. Ata nuk u bënë asnjë deklaratë përpara takimit që nisi në Vjenë në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale.

16:48
Vitrina e librit/ Unë e di pse këndon zogu në kafaz – Maya Angelou

“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” (1969), romani i parë autobiografik i Maya Angelou-t, është shndërruar tashmë në një klasik amerikan fort të dashur në mbarë botën. Është një roman i hareshëm dhe i dhembshëm, i mistershëm dhe i paharrueshëm siç është vetë fëmijëria. Ai përshkruan jetën e Margaritës (të cilën, i vëllai e quan Maj, ose Maja), që nga mosha trevjeçare deri në shtatëmbëdhjetë dhe vuajtjet me të cilat përballet, përdhunimin, braktisjen nga familja, e sidomos racizmin, në Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

16:43
Pëson infarkt duke drejtuar makinën, ndërron jetë

Një shtetas ka pësuar infarkt teksa ka qenë duke drejtuar makinën dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

16:41
Policia e metrosë në Spanjë shtrin përtokë pasagjerët pa maska

Në disa pamje të fundit nga stacionet hekurudhore të Spanjës shihen pasagjerë që rrëzohen nga shkallët apo shtrihen përtokë nga zyrtarët gjatë zbatimit të ashpër të masave të koronavirusit.

16:37
Vota e emigrantëve/ Gjiknuri: Si do votojnë emigrantët, procesi do të udhëhiqet nga KQZ

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Koordinues të Diasporës lidhur me votën e emigrantëve në Reformën Zgjedhore.

16:32
Shtyhet masa për Viktor Markun, u ndalua për vrasjen e Hekuran Billës

Ky është Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasje për shkak të gjakmarrjes të Hekuran Billës, një ish i dënuar që 14 vjet më parë i vrau në Angli vëllain, Prel Marku.

16:27
Vota e emigrantëve/ Rama: Nuk na mungon vullneti, kemi punuar paralelisht me procesin politik

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Koordinues të Diasporës lidhur me votën e emigrantëve në Reformën Zgjedhore.

16:11
Osmani kërkon vendosjen e shenjave të rrezikut te liqeni artificial në Obiliq

Në kuadër të vizitave për një ambient të pastër, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani bashkë me deputetë sot kanë vizituar KEK-un.

16:05
OTP Bank hap degën e 12 në Tiranë/ Në të gjithë Shqipërinë banka operon me 38 degë

Kjo është dega e 12-të , që grupi OTP Bank inaguron në Tiranë, pranë sheshit të njohur si Zogu i Zi.

15:54
Regjistrimi në çerdhe, nis aplikimi/ Për sezonin e ri do të pranohen 3500 të mitur

Nisi në 35 çerdhet e Tiranes procesi i aplikimit për të regjistruar fëmijët në çerdhe, proces i cili zgjat deri të premten më 26 qershor.

15:49
Plehrat digjen anës lumit/ Ndotja përfshin fshatrat e Divjakës

Prej mëse 10 ditësh, banorët e Çermës në Bashkinë e Divjakës vuajnë ndotjen alarmante, e cila vjen nga djegia e plehrave pranë lumit Shkumbin.

15:38
Muzeu i dy kohëve/ Gjirokastër, tregon etnografinë dhe historinë e socializmit shqiptar

Ky është muzeu etnografik në Gjirokastër.

15:33
Ndërron jetë një tjetër pacient nga Covid-19, MSH: Nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

15:31
Durrës/ Nuk respektuan rregullat kundër Covid-19, gjobiten 61 shoferë

DURRËS- 61 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë janë vënë nga policia e Durrësit.

15:30
Hekurudha e re, peng i një tenderi/ BERZH kundër qeverisë shqiptare: Mos e anuloni garën

Procesi i Berlinit një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania, ndau fonde për vendet e Ballkanit perëndimor.

15:23
Mali i Zi na kërkon testin në kufi/ Nuk lejohet kalimi në kufi pa analiza Covid-i

Vetëm 20 ditë pasi ringriti traun, Mali i Zi ka vendosur të bllokojë serish kufirin me Shqipërinë.

15:19
Kosovë/ Sulmohet nga protestuesit eskorta e Burgut të Sigurisë së Lartë

PRISHTINË – Sot, rreth orës 13:50 në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren nga një grup protestuesish është sulmuar makina e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve e Burgut të Sigurisë së Lartë.

15:15
“Bizneset fshehin të prekurit”/ Inspektorati: Gjoba nga 100 deri në 700 mijë lekë

Furra buke, parukeri, taksi, restorante, supermarkete apo dhe banka nuk i kanë shpëtuar gjobave të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për mosrespektim të masave antiCovid, sidomos në këtë kthim të dytë të numrit të rritur të të prekurve nga koronavirus.

15:10
Rritja e numrit të infektimeve me Covid-19, policia: Masa për cilindo që shkel këtë rregull…

TIRANË- Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, policia e Tiranës ka apeluar qytetarët që të respektojnë me rigorozitet të protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

14:54
Gjermani, arrestohet mjeku i dyshuar për tortura i regjimit të Asadit

Policia gjermane arrestoi një ish-punonjës të shërbimit sekret sirian me dyshimin për krime kundër njerëzimit, njoftuan zyrtarët.

14:49
Koronavirusi në Kosovë/ Rëndohet bilanci i vdekjeve

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi se ka ndërruar jetë një tjetër pacient nga koronavirusi.

14:47
Opinioni i Venecias për emërimet në Kushtetuese, Meta: Dvorani shkaktari i përplasjeve mes presidentit dhe Kuvendit

Me anë të një  konference për mediat, presidenti Ilir Meta ka reaguar rreth opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias disa ditë më parë për sa i përket ngërçit të krijuar në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

14:44
Sëmundja nuk ndalet/ Maqedonia zgjat orarin e restoranteve dhe kafeneve

Lokalet në Maqedoninë e Veriut më në fund po i rikthehen orareve të rregullta të punës, edhe pse nuk kanë të ndalur rastet e të prekurve me koronavirus.

14:40
Nuk i zhduk dot, 12 fotot që kanë turpëruar Melania Trump

Së fundmi, Melania Trump është në qendër të vëmendjes për shkak të një libri të ri që ka hapur shumë debate.

14:39
Tiranë/ Makina përplas 8-vjeçarin  dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Tiranë-Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, fatmirësisht ashtë rrezikut për jetën.

14:28
‘Një nga digat më të larta në botë’, HEC-i i Moglicës nis shitjen e energjisë, Rama: Radhën e ka Skavica

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës ditën e sotme kanë qenë në HEC-in e Moglicës.

14:24
Lejoi bashkëshortin t’i zgjidhte rrobat çdo ditë, rezultati është kaq… (FOTO)

Nëse do pyesnit partnerin tuaj që të zgjidhte se çfarë të vishni kur të dilni, çfarë mendoni se do zgjidhte? Një fustan të gjatë të kuq? Një palë xhinse, bluzë dhe atlete? Apo bikini?

14:23
Nga marrëdhënia treshe te lindja e Luçiferit/ Pas 6 muajsh, çifti i shumëpërfolur bashkohet sërish!

Është padiskutim një ndër lidhjet më të përfolura të showbiz-it shqiptar, ajo mes Egla Harxhit dhe fotografit Aleksander de Basseville.

14:10
15 fotot që tregojnë “çmendurinë” e njerëzve në të shkuarën

Çmenduritë e njerëzve nuk kanë moshë dhe as kohë. Duket absurde të shohësh trendët nga e kaluara dhe të zbulosh se sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat.

14:08
“Jam shumë seksi për të veshur rroba”/ Infermierja e zhveshur që u shërbeu pacientëve me Covid-19 fiton një kontratë të re pune

Infermierja ruse Nadezhda Zhukova do të tërhiqte vëmendjen mediatike, teksa u shërbente e veshur me të brendshme, pacientëve të infektuar me Covid-19.

14:00
PDK në Mitrovicë akuzon Komunën për shkelje ligjore, fton prokurorinë të veprojë

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka akuzuar Komunën e Mitrovicës për një sërë shkeljesh të pasqyrave financiare gjatë vitit 2019, të cilat janë publikuar nga Zyra Kosovare e Auditimit për këtë komunë.

13:54
Gjirokastër/ Gjendet një person i pajetë në një lokal

GJIROKASTËR – Në datë 22.06.2020, rreth orës 11:15,  njoftohemi se në një lokal në lagjen “18 Shtatori”  Gjirokastër, është gjetur pa shenja jete  shtetasi  K. V.,  rreth 70 vjeç,.

13:53
Koreja Jugore konfirmon valën e dytë të koronavirusit

Zyrtarët shëndetësorë në Korenë Jugore besojnë se ky shtet po përballet me valën e dytë të pandemisë me koronavirus, pavarësisht regjistrimit të një numri relativisht të vogël të infektimeve.

13:50
Itali/ Shqiptari vret me thikë një të ri nga Tunizia, sherri nisi për motive banale

Një 41-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se ka vrarë me thikë një tunizian.

13:48
Tmerr në Shtutgart/ Policia u prishi festën, plas dhuna e të rinjve!

Qyteti gjerman i Shtutgartit pati një natë të paprecedentë dhune; ajo që nisi si një festë të rinjsh gjatë fundjavës në park, përfundoi në përleshje me policinë dhe thyerjen e vitrinave të disa dyqaneve.

13:34
Kina befason botën, treni me shpejtësi 600 km/h realizon udhëtimin e parë (FOTOT)

Një tren gjigant që arrin shpejtësinë maksimale prej 600 km/h kreu me sukses udhëtimin e parë testues në një hekurudhë në Shangai të dielën.

13:26
Negociatat me BE, Presidenti Meta zbardh detaje nga takimi me Kryenegociatorin Zef Mazi

Një takim u mbajt sot mes Presidentit Ilir Meta dhe kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi.

13:19
Emri+foto/ Oficeri shqiptar kthehet në hero, shpëton babë e bir afrikano-amerikanë në SHBA

Në një kohë ku SHBA-të ‘vlonin’ nga protestat kundër dhunës se policisë dhe vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd, një shqiptar me detyrë oficer policie është kthyer në hero duke shpëtuar nga mbytja dy persona nga mbytja në Florida (babë e bir afrikano-amerikanë).

13:14
Ylli i tenisit “kapet mat” në jahtin 2.6 milionë euro (FOTO)

Rafael Nadal po shijon disa ditë pushimi me gruan e tij Xisca Perello, pasi Spanja lehtësoi masat e si pasojë e koronavirusit.

13:03
Nisin bisedimet për ruajtjen e traktatit bërthamor mes SHBA-së dhe Rusisë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë nisur të hënën bisedimet dyditore rreth marrëveshjes së tyre bërthamore të ashtuquajtur, Traktati për Zvogëlim të Armëve Strategjike, i cili përcakton numrin e kokave bërthamore me rreze të gjatë që mund të ketë secili shtet.

12:57
Durrës/ Zjarr në kabinën elektrike të një pallati, apartamentet “pushtohen” nga reja e tymit

Zjarri që ra paraditen e sotme në një kabinë elektrike ka alarmuar banorët e një pallati në qytetin e Durrësit.

12:52
Prangosen 5 persona në Tiranë, policia jep detajet për arrestimet

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar lëndë narkotike dhe një armë e ftohtë.

12:48
Koment: Partia e Vuçiçit fitoi zgjedhjet në Serbi

Partia e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Partia Përparimtare Serbe, SNS, ka marrë 63 përqind të votave në zgjedhjet e djeshme në Serbi. Norbert Mappes Niediek komenton këtë rezultat në prag të takimit Vuçiç -Thaçi.

12:45
Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari

Policia ka vënë nën pranga një 48-vjeçar në Tiranë, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt përfitimit.

12:42
Greqi/ Gjendet i pajetë në banesë 22-vjeçari shqiptar, dyshimet e para

Një 22-vjeçar shqiptar është gjendur pa shenja jete në Kretë të Greqisë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

12:40
Ngoo larg Tiranës? A është paguar Ngo? Menaxheri i futbollistit: “No Comment”!

Stina e verës është dhe koha e merkatos së futbollistëve.

12:31
Inter mposht Sampdorian 2-1

Interi i imponohet Sampdorias në ndeshjen e fundit të shtyrë për shkak të pandemisë coronavirus në Serie A.

12:29
Maqedonia e Veriut/ Sot skadon gjendja e jashtëzakonshme, të mërkurën nis fushata për zgjedhjet e 15 korrikut

Në Maqedoninë e Veriut sot skadon gjendja e jashtëzakonshme tetëditëshe e shpallur nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

12:28
Në gjurmët e Balshajve/ Historiania Bogdani flet për të kaluarën dhe të tashmen e shtetit

Në fillim të këtij viti historiania Pranvera Bogdani na paraqiti një botim të një studimi që ajo e kishte bërë në një moshë të hershme të saj.

12:22
La Liga, Real në krye/ Fitore me polemika ndaj Sociedad

Reali i Madridit e përmbushi misionin e tij dhe e shfrytëzoi ndalesën e Barcelonës në Sevilla për të rimarrë kryesimin e La Liga me pikë të barabarta me katalanasit, por me rezultate më të mira në ndeshjet direkte me ta.

12:16
Me motor nëpër Shqipëri/ Motoristja gjermane: E impresionuar nga vendi juaj

Shijoje jetën, por me muzikë në sfond.

12:09
Vrasja e Hekuran Billës në Komunën e Parisit/ Shtyhet për nesër seanca ndaj Viktor Markut

Është shtyrë për nesër seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës.

12:02
Kapen me mbi 2 kg lëndë narkotike në veturë, dy të arrestuar

Një veturë Golf 4, me targa vendore është ndaluar në fshatin Komoran të Drenasit, ku gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg e 125.1 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

12:02
“Luftë për mbijetesë”/ Basha: Bizneset mbyllën vendet e punës, më të prekurit janë të rinjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

11:55
Baste sportive në lokal, përfundon në prangat e policisë 26-vjeçari

Gjatë kontrolleve të policisë në zonën e Shijakut është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

11:51
Nuk nisi as sot, transporti publik shtyhet për javën tjetër

Nuk ka nisur as këtë të hënë, transporti publik qytetas dhe ndërqytetas, për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të këtij shërbimi.

11:49
Sherre dhe grushte kudo që shkojnë / Kush janë “të fortët” që mbrojnë familjen e Erdogan (FOTO)

Truprojat e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan njihen për skandale dhe sherre të mëdha. Ndodh herë pas here që ekipi i sigurisë së tij të jetë në qendër të vëmendjes.

11:36
Çfarë po ndodh? Mbi 40 vdekje misterioze në Kaliforni

Më shumë se 40 vdekje në Kaliforni janë duke u shqyrtuar nga Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

11:35
Rasti i Gjermanisë! Përse koronavirusi përhapet shumë lehtë në thertore

Covid-19 i të infektuarve në thertoren më të madhe në Evropë, në Guetersloh të landit gjerman Renani-Veriore Vestfali, u rrit në mbi një mijë.

11:22
Vrasja e Hekuran Billës në Komunën e Parisit/ Nis seanca për Viktor Markun

Ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës.

11:20
Fajësohen protestuesit dhe mediat për pjesëmarrjen e ulët në organizimin e Trumpit

Zyrtarët e fushatës për rizgjedhje të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë fajësuar protestuesit dhe mediat për pjesëmarrjen e vogël të mbështetësve të tij në një ngjarje të organizuar në Tulsa, Oklahama.

11:08
Njihuni me “alienët” nënujorë, të fshehur nga bota (FOTO)

Një zhytës, Alexander Semenov ka sfiduar temperaturat nën zero për të shkrepur imazhet perfekte, ato që cilësohen si “fotot e jetës”.

10:57
Sheshxhirim në kohë karantine! Rikthimi i “Avatar”, aktorët me maska dhe në karantinë

Nga “Avatar” te “Jurassic World”, filmat më të dashur të publikut do të rikthehen me “sequels”, e po kështu duket do të ketë dhe kapitujt të ri të “Batman”, “Mission Impossible” ,”Matrix” dhe “Kafshë Fantastike”.

10:55
Kosovë/ Ndërron jetë 70-vjeçari me COVID-19, rritet numri i të hospitalizuarve

Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive ka ndërruar jetë pacienti 70-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.

10:53
Dhunohet fizikisht për shkak të detyrës një avokat në Vlorë, policia jep detajet

Dhunohet fizikisht pranë zyrës së tij në Vlorë avokati me iniciale K. C.

10:46
Dëmet nga tërmeti, publikohet lista e tretë me 500 emra që kanë fituar dëmshpërblimet

Pas 1000 emrave të parë, publikohet edhe lista e re me 500 emrat e tjerë që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3.

10:44
I dehur në timon! Përplasi një burrë dhe djalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Një 38-vjeçar, banues në Fier ka rënë në pranga pasi shkaktoi një aksident rrugor, teksa ishte në gjendje të dehur.

10:38
Drogë dhe armë pa leje! Kush janë tre të piketuarit e radhës nga OFL

Trafikim të lëndëve narkotikëve apo armëmbajtja pa leje, këto janë disa nga veprat penale që rëndojnë mbi 3 të piketuarit e radhës nga Operacioni Forca e Ligjit..

10:37
82 të shtruar në Infektiv/ 33 raste të reja, harta e përhapjes së koronavirusit në vend

Rritet numri i të shtruarve në spital. 82 të shtruar dhe më shumë se 790 raste aktive në të gjithë vendin.

10:31
Kosovë-Serbi/ Takimi në Washington, Çollaku: Fokusi, ekonomia!

Zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale, do të jenë temat kryesore të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Washington të paralajmëruar për 27 qershor, konfirmohet nga zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

10:21
E rëndë në Kinë! 7 fëmijë hyjnë në lumë të shpëtojnë shokun, mbyten që të gjithë!

Një tragjedi ka pllakosur qytetin e Mixinit në Kinën jugperëndimore.

10:20
Ulet numri i rasteve ditore në vend/ 33 raste të reja pozitive në 24 orë

Vijon të rritet numri i infektimeve si pasojë e Covid-19 në vendin tonë, por në 24 orët e fundit shohim një ulje të rasteve pozitive.

10:13
Covid-19/ Rriten rastet e reja në Izrael, kryeministri Netanjahu kërcënon me mbyllje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi mund t’i nënshtrohet sërish një mbylljeje, nisur nga shtimi i rasteve me koronavirus.

09:58
Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginë dha rezultat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve në Serbi tha se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha frytin e tij.

09:55
Sezoni turistik, OSHEE instalon N/stacion mobile në Borsh

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A) përfundoi instalimin dhe vendosjen në punë të n/stacionit mobile në Borsh të Sarandës, me kapacitet transmetimi 35kV.

09:54
Nga “tigër agresiv” në “mace e egër”/ Mjeku italian: Koronavirusi është dobësuar!

Në fillim të pandemisë Covid-19 ishte si një “tigër agresiv”, sot është bërë porsi një “mace e egër”, shprehet një mjek i njohur italian, i cili deklaron se koronavirusi është dobësuar.

09:49
Pak para “masakrës”, 17 foto të papërsëritshme të shkrepura fiks në kohë

Fjala “fotografi” ka origjinën në Greqinë e lashtë dhe në të vërtetë do të thotë “vizatim me dritë”, ndërsa fjala “kamera” do të thotë “dhomë e errët”.

09:39
Koronavirusi/ Kina regjistron 18 raste të reja, rriten testimet në Pekin

Kina sot regjistroi edhe 18 raste me koronavirusin e ri (COVID-19) mes shqetësimeve për kthimin e infektimit në kryeqytetin Pekin.