Një limuzinë shfaqet në takim/ Surpriza e Erjonit bën Anën të buzëqeshë

24/09/2020 19:06

Zemra të improvizuar me disa dedikime dashurie, në këtë formë zgjodhi Erjoni për të surprizuar Aënën në takimin e parë të tyre.

Shprehje që Ana i ka thënë në emision, ishin memorizuar nga Erjoni, i cili i kishte shkruar ato në kartonë të kuq në formë zemre. Kjo gjë duket se i pëlqeu jo pak Anës, e cila filloi të ndihej e “përkëdhelur”.

Nuk mbaroi këtu, por teksa Erjoni i propozoi Anës të largoheshin për në një tjetër ambient, aty pranë u shfaq një limuzinë. Kaq për pjesën e parë të takimit mes Erjonit dhe Anës, për të kaluar më pas në pjesën e dytë dhe të tretë, e cila pritet të jetë akoma dhe më dinamike.

Top Channel