Qentë e nuhatjes së koronavirusit nisin punën në aeroportin e Helsinkit

24/09/2020 17:12

Aeroporti i Helsinkit në Finlandë njoftoi sot nisjen e përdorimin e të qenve për nuhatjen e pasagjerëve të mundshëm me koronavirus me qëllim uljen e masës së infektimeve të reja.

Qentë e trajnuar për të zbuluar Covid-19 kanë efikasitet në rreth 100% sipas një studimi të UniversitetitVeterinar të Helsinkit.

Në një kohë kur testet PCR kanë nevojë për rreth 1.8 milionë molekula për identifikimin e virusit, qentë mund ta bëjnë klëtë me vetëm 10 apo 100 të tilla, shkruan operatori filandez i aeroportit Finavia.

Një zagar tetë vjeccar i quajtur Kössi raportohet se mësoi të nuhaste e të identifikonte erën e koronavirusit në vetëm shtatë minuta.

Projekti pilot ka nisur fillimisht me 16 qen të stërvitur nga grupi vendas Wise Nose. Në të pasagjerët duhet të fshijnë lëkurën me leckën e testimit e cila më pas i jepet qenit për t’u nuhatur.

Ata që zbulohet se bartin virusin dërgohen në qendrën e informacionit tha drejtoresha e aeroportit të Helsinki, Ulla Lettijeff.

“Asnjë aeroport tjetër nuk ka përdorur sensin fortë të nuhatjes së kaninëve në shkallë të gjerë kundër Covid-19. Kjo mund të jetë një hap përpara në mundjen e Covid-19.”

Britania gjithashtu ka nisur një skenë të ngjashme për të ndihmuar linjat ajrore gjatë pandemisë.

Gjashtë qen ‘bio-detektimi’ po stërviten në qendrën e Milton Keynes për të nuhatur bluza e ccorape me qëllim detektimin nëse një person ka virusin. Qentë nuhatës gjithahtu mund të detektojnë sëmndje të tjera si Parkinson, malaria dhe disa tipe kanceri.

FOTO GALERI
1/4
Stervitesja Susanna Paavilainen me qente nuhates Kossi e Miina

Top Channel