Shpallja e aplikimeve për ‘Kushtetuesen’, ambasadorja e SHBA-së: Të ecim përpara për të dhënë Drejtësi

24/09/2020 17:20

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim  ka përshëndetur shpalljen e aplikimeve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka falënderuar presidentin Ilir Meta dhe kryepralamentarin Gramoz Ruçi për ndërmarrjen e shpejtë të këtij vendimi. Kim thekson se vendi duhet të ecë përpara për të dhënë drejtësi.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatën Kushtetues. Shpresojmë që juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan Kim.

Kujtojmë se ambasadorja Kim, i bëri thirrje presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të punojnë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese që të jetë gati brenda vitit.

Top Channel