E premte, 08 Maj 2020
15:46
Kreu i OKB: COVID-19 ka lëshuar një “tsunami urrejtjeje”

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka thënë sot se pandemia e koronavirusit ka lëshuar një “tsunami urrejtjeje, ksenofobie, ndjellje frike e fajësime të rreme.”

15:46
Matura Shtetërore 2020/ Drejtoresha e QSHA-së: Ja si do bëhet korrigjimi i testeve

Në kuadër të informimit të maturantëve, në daljen e saj të radhës Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA)  Rezana Vrapi ka dhënë detaje në lidhje me procesin e korrigjimit të testit të Maturës Shtetërore 2020.

15:41
Gjykata e Lartë nis shqyrtimin e dosjeve, Yuri Kim: Urime gjyqtarëve, thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi

Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, Mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

15:39
Lamtumirë Maks Velo! Përcillet në banesën e fundit arkitekti

Në varrim ka shumë pak njerëz.

15:32
Përfshihet nga zjarri kodra me ullishte në Sauk të Vjetër

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në Sauk të Vjetër pranë zonë tek Lapidari në kodër.

15:30
Në Tale nisin përgatitjet, por bizneset kërkojnë ulje taksash

Pushuesit në Tale janë ndarë gjithmonë të kënaqur për shkak të kushteve të favorshme, çmimeve të lira dhe hapësirave të bollshme.

15:24
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ‘Avdylaj’

Gjykata e Posaçme ka vendosur dërgimin në gjyq të dosjes ‘339’ ku janë një numër i lartë të pandehurish.

15:23
Xhamitë do rihapen/ Falja në distancë, por jo fëmijët dhe të moshuarit

Ky është drafti nga komuniteti mysliman që kërkon hapjen graduale të xhamive ku merret përsipër distanca mes besimtarëve dhe ndalimi në objektin e kultit të fëmijëve nën 12 vjeç, të moshuarve mbi 60 vjeç dhe grave.

15:14
Humbën jetën në pusin e shtëpisë, përcillen në banesën e fundit tre të afërmit në Berat

Ditën e sotme u është dhënë lamtumira e fundit tre familjarëve të cilët ndërruan jetë tragjikisht dje në fshatin Dushnik të Beratit.

15:03
Punëtori i ndërtimit ra nga skela dhe humbi jetën/ Rrëfehet i biri nga Italia

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku një punëtor ndërtimi ra nga lartësia dhe si pasojë ndërroi jetë. Viktima Mëhill Perpepaj, 63 vjeç, ishte duke punuar në një ndërtesë te “Fusha e Aviacionit”, në momentin që pësoi fundin tragjik.

15:01
Rama inspekton punimet në aeroportin e Kukësit: Do t’i japë një bum zonës, hapen 12 mijë vende pune

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku ditën e sotme ka inspektuar punimet që po kryhen në kantierin e Aeroportit të Kukësit.

14:54
‘Vetëm të më lënë nonën rehat…’ Rama batuta në kantierin e Aeroportit të Kukësit: Vdes t’i ul këtu ata londinezët

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qen në kantierin e Aeroportit të Kukësit ku nuk ka hezituar që të lëshojë batuta për kritikët për sa i përket ndërtimit të aeroportit.

14:51
Facebook dhe Google, punë nga shtëpia këtë vit

Gjigantët e teknologjisë, Facebook dhe Google kanë thënë se do të lejojnë punonjësit e tyre të vazhdojnë punën nga shtëpitë deri në fund të vitit.

14:39
Covid-19/ Afrika mund të regjistrojë “190,000 viktima nga koronavirusi” brenda një viti

Rreth 190,000 persona në gjithë Afrikën mund të vdesin në vitin e parë të pandemisë me koronavirus, nëse dështon marrja e masave të mëdha për ta ndaluar atë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

14:36
Indi: Burgim i përjetshëm për infektim të qëllimshëm me koronavirus

Shteti verior në Indi, Uttar Pradesh ka miratuar një ligj të përkohshëm që lejon shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm, nëse një person shkakton vdekjen e dikujt duke e infektuar qëllimisht me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

14:27
Kosovës i dhurohen 5,000 teste për koronavirus

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, së bashku me Qeverinë e Luksemburgut i ka dorëzuar 5,000 teste për koronavirus Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Ministrisë në detyrë të Shëndetësisë.

14:27
Lufta kundër terrorizmit/ Nënshkruhet memorandumi SHBA-Shqipëri, për përdorimin e të dhënave të udhëtarëve

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nënshkruan një memorandum bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë.

14:16
Shtyrja e zgjedhjeve në UT/ PD: Rama dhe veglat e krimit të organizuar të mbajnë duart larg nga Arsimi

Partia Demokratike përmes një deklarate ka reaguar për zgjedhjet në Universitete dhe vendimin e ministres Besa Shahini për t’i shtyrë ato.

14:13
Rama dhe Manastirliu inspektojnë punimet në spitalin e ri të Kukësit: Ja kur përfundon…

Kukës – Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e  sotme kanë qenë të pranishëm në qytetin e Kukësit ku përveç stadiumit kanë inspektuar edhe punimet në spitalin e ri të këtij qyteti.

14:10
Spanja pret zbutjen e mëtejshme të masave/ Numri i viktimave shkon mbi 26 mijë

Spanja raportoi 229 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe 1.095 infeksione, ndërkohë që rajonet në gjithë vendin po përgatiten t’i zbusin tutje masat kufizuese javën e ardhshme.

14:08
Fotot/ Fshati misterioz në Kinë i ‘pushtuar’ nga natyra

KINË- Fshati i braktisur i Houtouwan në ishullin Shengshan, pjesë e arkipelagut Shengsi në brigjet lindore të Kinës, kohët e fundit është kthyer në një nga pikat më interesante të vendit

14:07
Nga dhuna në familje te thyerja e dyerve të shkollës/ Arrestohen 3 persona në Vlorë

Tre shtetas kanë rënë në pranga në Vlorë për vepra penale të ndryshme.

13:53
Në luftë me koronavirusin! Agjencia Franceze e Lajmeve: Heronjtë në Shqipëri…

Që kur koronavirusi u shfaq në Shqipëri, në fillim të marsit, specialistja e sëmundjeve infektive, Nevila Gjermeni, ka qenë në vijën e parë të frontit. Kështu e fillon agjencia franceze e lajmeve, AFP reportazhin e saj nga spitali Covid-1, në Tiranë.

13:49
‘Bujqësia pa asnjë ndihmë’, Ervin Salianji takon fermerët: Katastrofa Rama më e keqe se virusi

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u takua në Lushnjë me disa fermerë të cilët thanë se ndihen të braktisur nga qeveria në kohën më të vështirë për ta.

13:44
Kallëzoi 20 ish–gjyqtarë dhe ish–prokurorë/ SPAK-avokatit: Vetëm 10 janë në kompetencat tona, për të tjerët…

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtetasi Fran Dashi, avokat, ka regjistruar kallëzim penal kundër 20 shtetasve me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme.

13:42
FOTOT/ Transferohen mes luksit në Beverly Hills,  kjo është vila 18 mln $ ku po jetojnë Meghan dhe Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle gjithmonë kanë një mënyrë për tu bërë kryefjala e mediave. Këtë radhë Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre një vjeçar Archie janë transferuar në rezidencës 18 milionë dollarë në fund të marsit në Los Angeles.

13:38
Legjenda bën 60 vjeç… ikona e futbollit italian, Baresi

Ai është një nga ikonat e futbollit italian dhe një prej mbrojtësve që ka spikatur më shumë në historinë botërore, një prej flamujve të fundit të një loje që i është dorëzuar shpesh milionave dhe tundimit, pa respektuar fanelën.

13:32
Koronavirusi sërish në Firenze! Fiorentina…6 pozitivë

Pas rasteve pozitive të Cutrone, Pezzella e Vlahovic, skuadra e Fiorentinës u duk se kishte lënë pas makthin e koronavirusit, por shenjat e pandemisë në klubin e Firences, u rikthyen sërish.

13:30
Higuain larg Juventus/ Gati të zgjidhë akordin për River

Data e rikthimit në Itali ende nuk është fiksuar, por rrethi i ngushtë i Gonzalo Higuain, ka filtruar në media disa indicie se vullneti i futbollistit është të shkëpusë kontratën me Juventus, një vit para skadencës.

13:23
Durrës/ U përdorën 6 kg tritol, ky është momenti i shembjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti  

DURRËS- Një pallat 5 katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit është shembur ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

13:18
Serie A me probleme! Sampdoria, skuadra më e goditur

Sampdoria ishte skuadra e futbollit në serinë A, me numrin më të madh të lojtarëve të prekur nga pandemia në muajin Mars, por makthi i coronavirus u rikthye sërish te ekipi nga Liguria.

13:15
9 gjërat më të çuditshme që janë gjetur në trupin e njeriut

Mjekët dhe profesionistët mjekësorë kanë listuar disa nga gjërat më të çmendura, që ata gjejnë në trupat e njerëzve.

13:14
 Fotot/ Njihuni me rrugët e cilësuara më të bukurat në botë

Nga rrugicat piktoreske në, shtigjet historike, e deri te shëtitoret turistike të qyteteve të mëdha, këto janë rrugët më të bukura në botë, përzgjedhur nga CNN.

13:08
Rindërtimi i San Siros/ Milan dhe Inter, plan për stadiumin e ri

Futbollin italian e ka ndalur pandemia, por projektet për të ardhmen vazhdojnë pa u ndalur.

13:01
Praktika online/ Sfidat e shkollave profesionale në kohë izolimi

Edhe pse me disa mangësi, mësimi këtë periudhë është zhvilluar online.

12:57
Rama publikon hartën dhe njofton orarin për fundjavën: Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe…

Kryeministri Edi Rama pak më parë në facebook ka shpërndarë hartën me bashkitë e kuqe në vend ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

12:53
“Hëna e Luleve”- Spektakël i vërtetë në qiell

Ishte Superhëna e fundit e vitit 2020 dhe njihet edhe si “Hëna e Luleve”.

12:51
Origjina e virusit? Mund të duhet një vit për ta gjetur…

Mund të duhet të paktën një vit për të përcaktuar origjinën e saktë të pandemisë koronavirus, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).

12:48
Ambasadorja Yuri Kim: Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë reagimin e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen ku shprehet se nuk ka dyshime që vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së.

12:48
Pas shtetrrethimit… serbët protestojnë kundër Vuçiç

Ndërsa izolimi u hoq në Serbi, me qindra persona sfiduan urdhërin për ndalimin e tubimeve masive, për t’i rënë tenxhereve dhe kusive e për t’u fryrë bilbilave, në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar, që akuzohet për autoritarizëm.

12:42
Vlorë/ Transportonin lëndë narkotike, tre të arrestuar

3 shtetas janë kapur nga policia në Vlorë duke transportuar lëndë narkotike.

12:41
Dëshpërimi nga Covid-19 rrezikon mijëra jetë amerikanësh

Rreth 75 mijë amerikanë mund të humbasin jetën si pasojë e abuzimit me drogën dhe alkoolin apo edhe duke u vetëvrarë si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

12:34
Shahini shtyu zgjedhjet në universitete/ Mynyr Koni: Ju siguroj se…

Ka reaguar rektori aktual i Ut Mynyr Koni për vendimin e ministres Besa Shahini për shtyrjen e zgjedhjeve në Iniversitete.

12:34
Koronavirusi i ri/ A mund të përhapet seksualisht?

Koronavirusi i ri mund të rezistojë në spermën e meshkujve edhe pasi ata kanë filluar të shërohen dhe ky është një zbulim që ngre mundësinë se virusi mund të transmetohet edhe seksualisht.

12:31
Banorët dhe tregtarët mirëpresin korsinë e biçikletave te “Myslym Shyri”: Makinat e parkuara ishin burim ndotje

Rruga “Myslym Shyri”, një nga më të njohurat në kryeqytet, është një nga rrugët që po u dedikohet përdoruesve të biçikletave. Prej pak ditësh, në një anë të saj, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për vendosjen e sinjalistikës për korsi të dedikuar biçikletash, duke e kthyer këtë segment një nga akset më të lakmuara për biznes.

12:31
Pamjet dramatike të botës së egër/ Krokodilët shqyejnë zebrën e pafat

Pamje dramatike janë filmuar në Parkun Kombëtar të Kenia, ku një zebër e pafat u shqye nga krokodilët e uritur teksa po përpiqej të kalonte lumin.

12:29
Çlirimi i Evropës! Përvjetori shënohet në izolim

Liderët në gjithë Evropën janë duke shënuar 75-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Evropës, teksa pjesa më e madhe e kontinentit përballet me izolim për shkak të koronavirusit.

12:20
Rama inspekton punimet në stadiumin e ri të Kukësit: Do vijojmë me projektet të mëtejshme

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në qytetin e Kukësit ku ka inspektuar punimet në stadiumin e ri që po ndërtohet.

12:16
Video/ Godinat e dëmtuara nga tërmeti, shembet me eksploziv ndërtesa në Durrës

Një nga godinat e shumta të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb mesditën e sotme tek zona turistike e Shkëmbit të Kavajës.

12:11
Bota e infektuar! Mbi 3.9 milionë njerëz të prekur nga COVID-19

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3.9 milionë.

12:07
Covid-19/ A filloi pandemia më herët sesa mendohet?

Koronavirusi i ri (COVID-19) ka infektuar më shumë se 3,8 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë gati 270 mijë që kur rastet e para u raportuan në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, por kronologjia e përhapjes së virusit mund të ketë qenë ndryshe sipas disa studimeve të fundit.

11:59
Nga mësimi në Wuhan të Kinës tek stërvitja e ushtarëve, foto më të veçanta nga bota

Në mediat ndërkombëtare janë publikuar disa nga fotot më të bukura të ditëve të fundit të shkrepura në mbarë botë.

11:56
“Nuk jeni i shqetësuar që keni humbur shumë gjak?”/ Meta: S’e di e vutë re, por ato vajzat aty ishin të bukura…

“Nuk jeni i shqetësuar që keni humbur shumk gjak?”, kjo ishte një nga pyetjet që gazetarët kishin për presidentin Meta.

11:56
“Superbebushja” e alpeve austriake/ Peppa, ekspertja 1-vjeçare e dëborës

Tre fëmijë tepër të talentuar duket se kanë pushtuar dëborën në alpet austriake.

11:51
Meta për vendimin e Shahinit: Veprim i arsyeshëm

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për gazetarët pas një seance dhurimi të gjakut për të sëmurët me talasemi u pyet për disa çështje nga gazetarët.

11:48
Vdes një pacient tjetër me COVID-19 në Kosovë

KOSOVE- Në Klinikën Infektive ka vdekur edhe një pacient i prekur me koronavirus.

11:43
Fotot ikonike të shkrepura në momentin perfekt

Pavarësisht nëse mund të jesh me vite eksperiencë si fotograf, fraksionet e sekondës mund të bëjnë ndryshimin midis një fotoje ikonike dhe një normaleje.

11:36
Kohë pandemie! Përse s’duhet të vishni pantofla nëse po punoni nga shtëpia

Rrethanat e pazakonta në të cilat ndodhemi ju kanë detyruar të punoni nga shtëpia. Nisur nga ky fakt, një eksperte sugjeron të shmagni mbajtjen e pantoflave gjatë orarit të punës, me argumentin se shkaktojnë dhimbje dhe dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm.

11:35
Emri/ I akuzuar për vjedhje, plagosje e rrëmbim, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

TIRANË – Një 34-vjeçar i dyshuar edhe si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë është arrestuar nga policia.

11:28
Godinat e dëmtuara nga tërmeti/ Rikthehen shembjet me eksploziv në Durrës

Një nga godinat e shumta të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të shembet në mesditën e së premtes tek zona turistike e  Shkëmbit të  Kavajës.

11:15
Ekstremisht të gjatë! Si është të jetosh me thonj “të pazakontë”

Arinda Storm Weaver ka dashur gjithmonë të kujdeset për thonjtë e saj duke i rritur aq sa të ishte e mundur në jetën e përditshme.

11:12
Fotot e bëra virale, por që është e vështirë të shpjegohen

Disa veprimet të njerëzve janë thjeshtë të pashpjegueshme.

11:02
Covid-19/ 8 raste të reja, shkon në 850 numri i të prekurve

Vetëm 8 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit me covid-19 në vend.

11:02
Pas 7 javësh larg njëri-tjetrit/ Vogëlushja me kancer lejohet të përqafojë të atin

Videoja që gjendet më poshtë shfaq momente emocionuese të ribashkimit të një vogëlusheje 4-vjeçare, e sëmurë me kancer, e cila më në fund u lejua ta përqafonte të atin, pasi u ndanë për shkak të pandemisë.

11:01
‘Koha për të liruar masat’ Unioni Turistik Shqiptar letër të hapur Ramës: Nëse kufijtë nuk hapen më 18 maj, turizmi rrezikon…

Operatorët Turistik i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama ku i kërkojnë që të lirojë më tej masat parandaluese të Covid-19 për shkak se subjektet turistike janë goditur shumë rëndë.

10:57
Besa Shahini nxjerr urdhrin: Shtyhen zgjedhjet në Universitete

“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve”, kështu njofton ministrja Besa Shahini.

10:42
Tjetër rast me Covid-19 në Fier! Personi që rezultoi pozitiv është një farmacist

Një tjetër rast me koronavirus është shënuar në Fier.

10:41
Pamjet/ Njerëzit dynden në parqe, alarmi i ekspertëve: Milano është një bombë, rrezikohet të…

Tashmë Italia ka hyrë në fazën e dytë të hapjes graduale pas masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e Covid-19.

10:33
“Vendi më i sigurt në botë”/ Si është të qëndrosh larg pandemisë

Me pjesën tjetër të botës që vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit, një kontinent i vetëm, ia ka dalë të qëndrojë i pa prekur nga infektimi.

10:31
Remdesivir/ Ilaçi që po jep rezultate kundër Covid-19, çmimi mund të shkojë në 4.500 dollarë edhe pse realisht kostoja e prodhimit është 9.3 dollarë

Ekspertët thonë se edhe 10 dollarë janë shumë për ilaçin antiviral të prodhuar në SHBA të aprovuar për të trajtuar koronavirusin e ri.

10:28
Shoqërimi i aktivistëve, reagon PD: Dënojmë me ashpërsi përndjekjen

Ditën e djeshme disa aktivistë mbajtën një protestë në sheshin ‘Skenderbej’, por u shpërndanë nga policia, ku nuk munguan as shoqërimet.

10:22
Emrat/ Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, u zbuluan nga mjeku

ITALI- Një bandë e trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarët është shkatërruar në Itali.

10:12
Në moshën 47-vjeçare/ Ndërron jetë nga koronavirusi reperi britanik

Reperi britanik Ty ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas komplikacioneve të shkaktuara prej Covid-19.

10:11
‘Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve’ mjeku i njohur apel qytetarëve: Keni reflektuar apo…

Mjeku i njohur Tritan Kalo që po përballet çdo ditë me pandeminë Covid-19 në spitalin Infektiv të Tiranës, ka reaguar sërish me një apel për qytetarët.

10:08
Indi/ Po ktheheshin në shtëpi gjatë orarit të bllokimit, vriten nga treni 15 punëtorë migrantë

Pesëmbëdhjetë punëtorë migrantë në Indi u vranë nga një tren të Premten ndërsa ata përpoqeshin të ktheheshin në shtëpi kohës kur kishte mbaruar orari i lëvizjes së lirë.

10:00
Bien në pranga 5 persona në Durrës, ja për çfarë akuzohen

DURRËS – 5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit gjatë orëve të fundit. Sipas njoftimit të policisë 3 prej të arrestuarve kanë rënë në pranga pasi kanë kundërshtuar policinë. Një tjetër është arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur ndërsa i pesti person ka rënë në pranga për vjedhje.

09:53
Fotot/ Riatdhesohen nga SHBA-ja mbi 220 qytetarë shqiptarë, ambasadorja: ‘Lasgushi’ i solli në shtëpi

Mbi 220 qytetarë shqiptarë janë riatdhesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë.

09:53
CoVid-19/ Flet ushtari që drejtonte kamionët me arkivolet e Bergamos: Ata janë pjesë e imja tashmë

Tomaso Chessa, një ushtar italian që drejton një nga kamionët që transporton viktimat e CoVid ka ndarë një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale për këtë situatë të dhimbshme.

09:49
Covid-19! Mbi 270 mijë të vdekur në mbarë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 270 mijë.

09:45
Edhe 25 vite pas Dejtonit, Bosnjë-Hercegovina mbetet e përçarë

Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti këtë javë një debat virtual për Bosnjë-Hercegovinën. Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko, foli mbi procesin e zbatimit të paqes në BH në periudhën 16 tetor – 15 prill.

09:44
Dita botërore e talasemisë, Manastirliu apel qytetarëve: Ka nevojë për më shumë dhurime gjaku vullnetare

Në ditët botërore të Talasemisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një apel për të gjithë ata që kanë mundësi që të dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.

09:37
Sot Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, prek rreth 7% të popullsisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Talasemisë.

09:34
Shefi i OKB: Shpërthimi i virusit ka lëshuar “tsunami të urrejtjes”, më të prekurit…

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres tha se koronavirusi ka sjellë dhe një pasojë tjetër negative në shoqëri, sipas tij, shpërthimi i virusit ka “lëshuar një tsunami të urrejtjes dhe ksenofobisë”.

09:29
Babai dhe i biri akuzohen për vrasjen e një vrapuesi me ngjyrë në SHBA

Një baba me të birin e tij janë arrestuar dhe akuzuar në shtetin amerikan, Xhorxhia, për vrasjen e Ahmud Arbery, një vrapuesi me ngjyrë, i cili ka qenë i paarmatosur.

09:25
Sëmundja e plasjes, nis vaksinimi i bagëtive në 6 qarqe

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur fushatën e vaksinimit të bagëtive në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes së plasjes.

09:24
Rama citon profetin Muhamed a.s: Çdo njeri shpërblehet sipas nijetit…

Kryeministri Edi Rama ashtu siç tashmë e ka kthyer në rutinë, ka postuar ‘fjalët e shenjta’.

09:13
Foto/ Dhunë dhe mbyllje në kafaze, dënimet më të ashpra për shkelësit e izolimit në botë

Në kohën kur CoVid-19 ka shkaktuar viktima të shumta në të gjithë botën, policia në disa vende ka zbatuar ndëshkime që parashikojnë poshtërim dhe dhimbje, në mënyrë që karantina të respektohej, shpesh me pëlqimin e qeverive.

09:06
Tiranë/ Punëtori ra nga lartësia e pallatit ku po punonte, arrestohen 2 inxhinierët e firmës ndërtuese

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në kryeqytet ku një punëtor ndërtimi ra nga lartësia dhe për pasojë ndërroi jetë.

09:01
Australia del nga izolimi në tri faza

Kryeministri australian, Scott Morrison ka bërë të ditur se si do të rihapet territori që ai drejton nga ditët e fundjavës, pas masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

08:46
Informacionet nga shërbimet sekrete/ A është Kina fajtore për koronavirusin?

Prej ditësh në media po qarkullojnë informacione të shërbimeve sekrete për mënyrën e përhapjes së virusit Corona. Sa është Kina fajtore për këtë virus?

08:39
“Kur ka vdekur rasti i parë, ka qenë e frikshme”/ Rrëfimi i infermieres për frikën dhe rrezikun nga CoVid-19

Fetije Hyseni, infermiere në Klinikën Infektive, kishte shumë frikë kur filloi të merret me personat të sëmurë me COVID-19.

08:30
Studimi: Rasti i parë me COVID-19 në Evropë, në muajin dhjetor

Shkencëtarët francezë thonë se mund të kenë identifikuar një rast të mundshëm të një personi të prekur nga koronavirusi COVID-19 që daton në muajin dhjetor, rreth një muaj përpara se të konfirmoheshin zyrtarisht rastet e para në Evropë. Ai që mendohet të jetë pacienti i parë i prekur nga sëmundja (në Evropë) është një shtetas frances, i cili nuk kishte kishte pasur ndonjë historik udhëtimesh përpara infektimit.

08:20
Protesta kundër masave të qeverisë/ Procedohen penalisht 7 persona, mes tyre edhe 3 organizatorët e tubimit

Policia ka proceduar 7 persona të cilët ditën e djeshme zhvilluan një protestë kundër masave të qeverisë në sheshin “Skënderbej”.

08:07
Viktima e 150/ Covid-19 i merr jetën ish-ministrit grek të shëndetësisë

Covid-19 ka shkaktuar një tjetër viktimë. I radhës ka qenë ish-ministri grek i shëndetësisë Dhimitris Kremastinos.

07:50
Covid-19/ Rritet bilanci në SHBA me shifra të frikshme, 2 mijë e 231 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi me shifra të larta.

07:29
Diell dhe rritje temperaturash gjatë fundjavës, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e shtunë moti do të jetë i kthjellët.

07:10
Covid-19, Meksika shënon rritjen më të madhe të rastve që kur shpërtheu pandemia

Vazhdon dhe rritet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi. Meksika të enjten ka raportuar shifrat më të larta të rasteve të reja që në mometin e shfaqjes së virusit në vendin amerikano-latin.

06:52
NATO: Teknologjia mundëson forma të sofistikuara dizinformimi

Në periudha krizash shtohet përhapja e dizinformimit me qëllime specifike keqdashëse. Qendra e NATO-s për Komunikim Strategjik me seli në Riga të Letonisë organizoi dje një diskutim mbi “deepfakes” – një formë e dizinformimit dixhital që synon të ndikojë opinionin publik për synime të caktuara. Në përshtatje me kohët që po jetojmë, diskutimi u zhvillua përmes lidhjes dixhitale, prezantuesi nga Riga, dy pjesëmarrës, njëri nga Londa, tjetri nga Nju Jorku. Kolegia Ardita Dunellari përgatiti këtë material pasi ndoqi diskutimin përmes YouTube-it nga banesa e saj në periferi të Uashingtonit.

06:34
Arsyet kryesore për shëndetin përse duhet të hani vezë çdo ditë

Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut. Sipas informacioneve, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.

06:18
Këshillat, ja çfarë duhet të bëni kur keni temperaturë të lartë

Temperatura e lartë mbi 37°C tregon gjithnjë që në organizmin e njeriut ka diçka që nuk shkon. Së fundmi, në listën e problemeve të ndryshme që manifestohen me temperaturë është shtuar edhe virusi COVID-19. Pavarësisht problemit apo infeksionit ka disa masa që secili prej nesh mund të marrë për të lehtësuar barrën e organizmit.