Sot është Dita Ndërkombëtare e Talasemisë.

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë organizohet çdo vit në 8 maj nё vende tё ndryshme tё botёs, dhe ka si synim tё rrisё ndёrgjegjёsimin e popullatёs mbi kёtё sёmundje. Në këtë ditë organizohen shumë aktivitete që synojnë të sensibilizojnë vendimmarrësit, politikëbërësit, personelin shëndetësor mbi talaseminë: “Si të parandalojmë, të trajtojmë dhe të kurojmë talaseminë”, në mënyrë që çdo individ me talasemi të ketë një jetë normale.

Talasemia është një shqetësim ndërkombëtar. Rreth 7% e popullatës në mbarë botën është bartëse e një hemoglobinopatie, dhe çdo vit lindin mesatarisht 300.000-500.000 fëmijë me hemoglobinopati. Studimet e deritanishme e kanë shndërruar talaseminë nga një sëmundje fatale të fëmijërisë në një sëmundje kronike, por akoma jo të mirëmenaxhuar për të sigururar cilësi të jetës së tyre..

Çfarë ёshtё talasemia?

Talasemia është një sëmundje gjaku e trashëguar që shkaktohet nga një defekt në prodhimin e hemoglobinës, një pjesë e rëndësishme e qelizave të kuqe të gjakut. Kur nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme, qelizat e kuqe të gjakut nuk funksionojnë siç duhet, jetojnë për periudha më të shkurtra kohore dhe ka më pak qeliza të kuqe të shëndetshme në gjak.

Qelizat e kuqe të gjakut çojnë oksigjen në të gjitha qelizat e trupit, të cilin ato e përdorin për të funksionuar normalisht. Në personat me talasemi, qelizat e kuqe të gjakut nuk prodhohen në sasi dhe cilësi normale. Kur nuk ka sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut, nuk ka edhe oksigjen të mjaftueshëm për të gjitha qelizat e tjera të trupit. Njerëzit me talasemi mund të kenë anemi të lehtë apo të rëndë e cila mund të dëmtojë organet.
Defekte të ndryshme gjatë prodhimit të hemoglobinës shkaktojnë lloje të ndryshme talasemie. Talasemia mund të jetë në formë të lehtë, të mesme apo të rëndë (talasemia minor ose talasemia major).

Duke patur një tipar talasemie, një person mund të mos ketë asnjë simptomë, por mund t’ja kalojë atë tipar fëmijëve duke rritur rrezikun e tyre për të pasur talasemi. Një person i cili ka talasemi minor mund të mos ketë asnjë simptomë ose mund të ketë vetëm anemi të lehtë, ndërsa një person me talasemi major mund të ketë simptoma të rënda dhe mund të ketë nevojë për transfuzione të rregullta gjaku.

Top Channel