Një nga godinat e shumta të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb mesditën e sotme tek zona turistike e Shkëmbit të Kavajës.

Objekti ishte një pallat 6-katësh. Për realizimin e shpërthimit ekspertët kanë realizuar hapjen e 200 furnelave (vrima) ku është vendosur lënda eksplozive. Për shembjen e objektit u përdoren 6 kg C4.

Kati i pare i godinës dhe kolonat mbajtëse të saj pësuan dëmtim të rëndë nga tërmeti duke e kthyer në të pariparueshme.

Ndiqni videon.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel