Pas 7 javësh larg njëri-tjetrit/ Vogëlushja me kancer lejohet të përqafojë të atin

08/05/2020 11:02

Videoja që gjendet më poshtë shfaq momente emocionuese të ribashkimit të një vogëlusheje 4-vjeçare, e sëmurë me kancer, e cila më në fund u lejua ta përqafonte të atin, pasi u ndanë për shkak të pandemisë.

Mila Sneddon kishte mundur ta shihte babanë Scott-in, 50 vjeç, vetëm përmes xhamit dhe është fotografuar duke e puthur atë përmes një dritareje.

Por tani ata më në fund mund të jenë pranë njëri-tjetrin. Ishte mamaja e saj, Lynda, 36 vjeç, ajo e cila rrëfeu momentin emocionues:

“Ne nuk i thamë Milës që i ati po kthehej të qëndronte, ajo mendoi se ai po vinte ta vizitonte në dritare si gjithmonë. Por Scott e habiti tejmase kur i tha që mund të hynte. Ajo ishte pak e rezervuar  për t’iu afruar, por Scott i tha: mund të më japësh një përqafim të vërtetë. Mila u hodh mbi të dhe i mbështolli këmbët rreth tij”.

Scott ishte zhvendosur te prindërit e Lynda-s më 20 mars për të mbajtur familjen e tij të sigurt, nga një infektim i mundshëm.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel