“Hëna e Luleve”- Spektakël i vërtetë në qiell

08/05/2020 12:53

Ishte Superhëna e fundit e vitit 2020 dhe njihet edhe si “Hëna e Luleve”.

Mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes, sateliti i Tokës u vendos në një distancë prej 361184 kilometrash nga Toka në një kohë kur distanca mesatare është 384400 km. E duke qenë më afër Tokës, Hëna duket më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht.

Kjo ishte Superhëna e katërt dhe e fundit e 2020 pas atyre të 9 shkurtit, 9 marsit dhe 8 prillit. Superhëna, ndodh kur hëna arrin në pozicionin më të afërt të saj me Tokën, që njihet edhe si perigje, dhe është në anën e kundërt të Tokës dhe Diellit. Kjo i jep satelitit të Tokës një pamje të veçantë. Superhëna e majit, quhet edhe “Hëna e Luleve”, duke iu referuar kështu luleve të pranverës.

Në rajonin tonë, fatmirësisht, qiejt ishin të pastër natën e kaluar, çka edhe mundësoi që fenomeni i veçantë të vëzhgohej lehtësisht, nga kudo.

Top Channel