Ish-ministri grek i shëndetësisë Dhimitris Kremastinos.

Covid-19 ka shkaktuar një tjetër viktimë. I radhës ka qenë ish-ministri grek i shëndetësisë Dhimitris Kremastinos.

Tashmë në Greqi në total janë 150 viktima.

Kremastinos ndodhej në spital prej më shumë se 1 muaj dhe pati komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Klasa politike greke shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e tij.

Kremastinos ishte mjek në profesion. Ai ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.

Njihej si një prej njerëzve në të aftë në fushën e shëndetësisë dhe bëri një reformë të fortë dhe tepër pozitive në shërbimin shëndetësor grek.

Top Channel