Ekstremisht të gjatë! Si është të jetosh me thonj “të pazakontë”

08/05/2020 11:15

Arinda Storm Weaver ka dashur gjithmonë të kujdeset për thonjtë e saj duke i rritur aq sa të ishte e mundur në jetën e përditshme.

Por kur gruaja hapi një blog rreth betejës së saj më kancerin e gjirit, pa kuptuar nisi një karrierë të re fitimprurëse, ku shumë njerëz ishin të gatshëm ta paguanin për të parë thonjtë e saj.

Kështu ajo s’bëri gjë tjetër veçese i la thonjtë e këmbëve e duarve të rriteshin pa ndalim.

58-vjeçarja, nga Columbus, Ohio, punoi si specialiste në një kompani prodhuese, por ajo u diagnostikua me kancer të gjirit në 2006-n. Ajo filloi të postonte në MySpace dhe e kuptoi që po merrte shumë komente nga njerëzit për thonjtë e saj.

Arinda zbuloi se një grup i caktuar njerëzish ishte tejmase i fiksuar me thonjtë e gjatë, ndaj aktualisht ajo zotëron një llogari në Instagram ku shfaqet duke bërë gjëra të ndryshme me thonjtë e saj. Një klip 10-minutësh kushton 14,39 dollarë (11,50 £) dhe ajo ka shumë admirues në të gjithë botën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel