Higuain larg Juventus/ Gati të zgjidhë akordin për River

08/05/2020 13:30

Data e rikthimit në Itali ende nuk është fiksuar, por rrethi i ngushtë i Gonzalo Higuain, ka filtruar në media disa indicie se vullneti i futbollistit është të shkëpusë kontratën me Juventus, një vit para skadencës.

Bomberi argjentinas është kthyer në një mister për të ardhmen te torinezët pasi është joshur nga kalimi në muajt e verës te skuadra e River Plejtit.

Juve insiston në një zgjidhje më të mirë për financiat, duke i kërkuar agjentëve të lojtarit një huazim në një klub të madh europian, mundësi më e mirë për kampionët e Italisë, sesa ta mbajnë futbollistin deri në fundin e skadencës. Tani mbetet për t’u gjetur një rrugë e mesme.

Babai i vetë futbollistit ka dalë publikisht për të sqaruar se Gonzalo Higuain do të respektojë kontratën me bardhezinjtë, por të gjitha detajet tregojnë se asnjëra palë nuk e do këtë. Juve po monitoron edhe sulmuein gjerman Timo Verner të Lajpcigut, për ta marrë në merkaton e verës.

Top Channel