Vazhdon dhe rritet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi. Meksika të enjten ka raportuar shifrat më të larta të rasteve të reja që në mometin e shfaqjes së virusit në vendin amerikano-latin.

Sipas autoriteteve meksikane, janë regjistruar 1 mijë e 982 raste të reja dhe 257 të vdekur me Covid-19 të enjten. Në total numri i rasteve ka shkuar në 29 mijë e 616 të infektuar, ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi në total ka shkuar në 2 mijë e 961 persona.

Gjithashtu zyrtarët dyshojnë se numri i rasteve mund të jetë më i lartë se shifrat zyrtare të publikuara.

Top Channel