Nga dhuna në familje te thyerja e dyerve të shkollës/ Arrestohen 3 persona në Vlorë

08/05/2020 14:07

Tre shtetas kanë rënë në pranga në Vlorë për vepra penale të ndryshme.

Kështu, bëhet fjalë për F. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Vjedhje”. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 06.05.2020, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesë, në prani të fëmijës së mitur.

U arrestua edhe A. M., 34 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kapur në flagrancë brenda një shkolle, ku kishte thyer dyert e disa klasave me qëllim për të vjedhur materiale dhe sende mësimore.

Si dhe Xh. C., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në rrugën “Transballkanike” Vlorë duke drejtuar automjetin pa lejedrejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel