Rama inspekton punimet në stadiumin e ri të Kukësit: Do vijojmë me projektet të mëtejshme

08/05/2020 12:20

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në qytetin e Kukësit ku ka inspektuar punimet në stadiumin e ri që po ndërtohet.

Edhe pse në kohë pandemie, punimet për stadiumin e ri kanë vijuar, ndërsa Rama është shprehur se nuk do të jetë vetëm stadiumi që do të ndërtohet por edhe projekte të mëtejshme të rilindjes Urbane.

“Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor” shkruan Rama.

Top Channel