Kreu i OKB: COVID-19 ka lëshuar një “tsunami urrejtjeje”

08/05/2020 15:46

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka thënë sot se pandemia e koronavirusit ka lëshuar një “tsunami urrejtjeje, ksenofobie, ndjellje frike e fajësime të rreme.”

Antonio Guterres bëri thirrje për t’i dhënë fund fushatës globale të gjuhës së urrejtjes që ka nisur bashkë me pandeminë, në të cilën si liderët botërore dhe qytetarët e zaknshëm, bëjnë me faj grupe të ndryshme për përhapjen.

Ai shtoi se ashtu si dhe herë të tjera, grupet më të dobëta si emigrantët e refugjatët janë bërë fajtorë si burimi sëmundjes dhe u është mohuar kujdesi shëndetësor.

“Gazetarët, informuesit, profesionistët e shëndetit dhe punonjësit e ndihmës po bëhen objektiva thjesht prej detyrës së tyre”, tha Guterres.

Ai shtoi se diskriminimi prej moshës është përhapur kudo në internet.

“I kërkoj të gjithëve, secilit prej jush, të mbajë qëndrim kundër urrejtjes, të trajtojë gjithë-secilin me dinjitet dhe të ndihmojë në përhapjen e mirësisë”, tha kreu i OKB.

Veçmas, një panel i OKB deklaroi sot se pandemia e koronavirusit nuk mund të jetë një justifikim për heqjen e paligjshme të lirisë së personave.

Grupi për Heqjen Arbitrare të Lirisë, tha sot në një deklaratë: “Vendosja e detyrueshme në karantinë të një personi në kuadrin e emergjencës shëndetësore, është një heqje lirie de facto prandaj duhen zbatuar me kujdes të gjitha garancitë kundër këtij arbitrariteti”.

FOTO GALERI
1/3
Dy burra qendrojne poshte nje posteri gjigand ku tregohet si te parandalohet perhapja e virusit, ne Harare, Zimbabve

Top Channel