Presidenti Ilir Meta në një prononcim për gazetarët pas një seance dhurimi të gjakut për të sëmurët me talasemi u pyet për disa çështje nga gazetarët.

Ndër to edhe për vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini për të shtyrë në një moment të dytë zgjedhjet në universitete.

“Vendim i arsyeshëm, i pritshëm, sepse në këtë kohë të vendosur nga parlamenti si fatkeqësi natyrore, është shumë e arsyeshme të shtyhen për të pasur zgjedhje demokratike siç e meritojnë Universitetet tona”, tha ai.

Pyetur për ndryshimet në Kodin Penal për dënimet lidhur me thyerësit e karantinës në situatë pandemie, Meta ka thenë se secili duhet të bëjë si duhet detyrën e vet.

“Të gjithë të bëjnë detyrën e tyre me përgjegjësi që qeveria, ministria e Shëndetësisë, Policia e Shtetit, Prokuroria e Gjykatat të nxjerrin aktet nënligjore dhe udhëzimet në frymën e ndryshimeve që u bënë në kodin penal që janë më të avancuara në kontinent sipas standardeve daneze. Jo vetëm miratimi, por gjithë kolona e akteve ku do mbështeten të jetë në këtë frymë, për mbrojtjen e shëndetit të shqiptarëve”- tha ai.

Ndërsa për vendimin e dhënë nga KLGJ, që i kërkoi mendim ndërkombëtarëve për atë se cfatë duhet të bëjë me Ardian Dvoranin, presidenti u shpreh:

“E kam dhënë një përgjie për këtë cështje, është përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ dhe askujt tjetër”.

Ndërsa sa i përket Meta protestës së djeshme, Meta tha se janë një e drejtë që e garanton Kushtetuta dhe udhën respektuar nga autoritet.

“Lidhur me çështjen e protestave, tubimeve apo manifestimeve më duhet të theksoj se Kushtetuta e garanton në mënyrën më të qartë këtë të drejtë themelore që është fondamentale për demokracinë. Është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Duhen marrë të gjitha masat jo që të ndalohen por që të zhvillohen në përputhje me kushtet specifike të distancimit social. Është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Duke qenë se jemi në një situatë të veçantë duhen marrë masat jo që të ndalohen por të sigurohen kushtet specifike të ruajtjes dhe duhet të jenë paqësore. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Top Channel