Koronavirusi sërish në Firenze! Fiorentina…6 pozitivë

08/05/2020 13:32

Pas rasteve pozitive të Cutrone, Pezzella e Vlahovic, skuadra e Fiorentinës u duk se kishte lënë pas makthin e koronavirusit, por shenjat e pandemisë në klubin e Firences, u rikthyen sërish.

Teste e bëra te futbollistët e skuadrës së serisë A zbuluan gjurmë të kovid 19 në të paktën 6 raste, rezultate aspak të mira që erdhën pikërisht kur kreu i federatës dhe përfaqësues të ministrisë, përfunduan mbledhjen për të diskutuar rinisjen e sezonit.

Fiorentina identifikoi 3 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit tekniko sanitar me koronavirus por insistoi për të mos zbuluar identitein, përkundër manovrave të diskutueshme të ekipeve të tjera. Ndërkohë nuk pati ende akord mes federatës italiane të Futbollit dhe ministrisë së Sportit, për të dhënë një datë për ndeshjet.

Mungesa e tamponëve në shumë zona, sidfomos në Lombardi dhe mbi të gjitha modalitete për tu përballur me raste pozitive gjatë sezonit ishin temat që ngjallën përplasje mes 20 anëtarëve të komitetit shkencor. Kështu kush priste një manovër të ngjashme me Bundesligën gjermane është zhgënjyer, por në Itali janë shpresëplotë se sezoni do të vijojë edhe pse me kalendar të ngjeshru dhe pa tifozë.

 

Top Channel