E premte, 10 Korrik 2020
16:50
Ambasada e SHBA-së në Beograd: Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit, po ndjekim me kujdes situatën!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd u shpreh thellësisht e shqetësuar nga protestat e dhunshme atje, duke thënë se e dënon dhunën në të gjitha format e saj, përfshirë ato që duken si sulme të koordinuara ndaj policisë, por edhe forcën e përdorur prej kësaj të fundit.

16:40
Barbados, oferta e rrallë: Një vit punë nga plazhi për të interesuarit!

Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po merr në konsideratë ishulli i Karaibeve.

16:38
Hoti-Vuçiç/ “Kryhet” Parisi, shtyhet Brukseli!

Në samitin “virtual” të Parisit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i paraqiti presidentit të Francës, Emmanuel Macron-it dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, tre parimet udhëzuese për dialogun Kosovë-Serbi.

16:34
5 qershori/ Varhelyi: Të miratohet marrëveshja!

Komisioneri evropian i zgjerimit, Olivér Várhelyi, ka reaguar përmes dy postimeve në rrjetet sociale ndaj ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore në Shqipëri.

16:28
Zbatimi i masave antiCovid/ Zëvendësministri i Brendshëm në Burrel: Roli i qytetarëve, shumë i rëndësishëm

Përkeqësimi i situatës në rang vendi nga numri në rritje i të prekurve prej Covid-19, ka bërë që policia e shtetit të dalë në terren për të parë zbatimin e masave në njësitë tregtare apo bizneset që duhet të punojnë brenda.

16:22
“700,000 lekë gjobë deri në mbyllje”/ COVID-19, Manastirliu në Vlorë: S’ka tolerancë për askënd që shkel ligjin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren, me zero tolerancë ndaj çdo subjekti që thyen rregullat, me qëllim zbatimin e protokolleve dhe frenimin e përhapjes së COVID19.

15:51
Cakaj në Stokholm takohet me homologen Linde: Suedia mbështetje teknike të pakushtëzuar për negociatat

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Stokholm.

15:49
“Propozimi Basha Kryeministër, Rama President”, reagon Kryeministri: Lul merre me qetësi këtë proces

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Tiëtter ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ky i fundit tha se Rama i kishte ofruar marrëveshje që të bëhej kryeministër ndërsa vetë ai President.

15:41
Bujqësi me bimët mjekësore/ Historia e të rinjve të Kolonjës që i kthehen tokës dhe gjejnë punësim

Banorët e Kolonjës përgjatë viteve të fundit i janë larguar asaj.

15:37
Drejt arritjes së votave për kodin/ 6 deputetë të opozitës parlamentare pro marrëveshjes PS, PD dhe LSI

84 është numri votave të duhura për të votuar kodin e ri zgjedhor, të cilat shumica qeverisëse nuk i ka.

15:29
Ekskluzive/ Depresioni vrau familjen Josifi, flet psikiatri që i kuronte: Ngjarja nuk ka lidhje me fenë

Në shtëpinë e të mbijetuarës, në Kombinat, kolegu Andi Bora gjeti një recetë dhe një fletë mjekimi, lëshuar nga mjeku psikiatër Sadik Lala, me të cilin do të flasim në vazhdim, mbi këtë çështje.

15:23
Milioneri mbetet trokë pas divorcit, gjykatësi: Ia bëri vetes

Një biznesmen i pasur duket se ka mbetur pa asgjë nga marrveshja e divorcit të tij pasi mori në shtëpinë e tij në Miami një modele Playboy.

15:16
“Unë kryeministër, ai president!” Basha: Rama më ka dërguar ndërmjetës me këtë propozim

Në periudhën Mars-Prill-Maj, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se ka marrë një ofertë nga kryeministri Edi Rama që ky i fundit të bëhet President, ndërsa vetë Basha Kryeministër. Por sipas Bashës ai nuk ka rënë dakord.

15:11
“Halli i Ramës nuk është hapja e listave”, Basha: I tmerrohet koalicionit parazgjedhor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Ai ka thënë se shqetësimi i Ramës nuk është sistemi zgjedhor dhe listat e hapura apo të mbyllura, por janë koalicionet partiake.

15:01
‘Rama është i tmerruar nga rotacioni politik’ Basha: Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur në esencë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën për gazetarët lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai tashmë është më i tmerruar se kurrë për shkak se po i vjen fundi i pushtetit.

14:53
“Horrori vazhdon!”/ Fotografi, kartëvizita, shënime në bllok… Provat që u gjetën në “shtëpinë e ferrit” dhe askush nuk i mori parasysh

Nga Anila Hoxha

14:52
Përurohet rruga e re nga rrethrrotullimi i Mulletit deri tek Ura e Qehasë

Rruga e re nga rrethrrotullimi në Mullet deri tek Ura e Qehasë është një realitet. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetin i PS, Xhemal Qefalia dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, Redi Jupi, përuruan rrugën e re që afron fermerët me tregjet bujqësore të Tiranës dhe i sjell një zhvillim më të madh agroturizmit.

14:46
Vendim i Qeverisë/ Greqia kërkon testet e Covid-19 për të gjithë turistët që do hyjnë nga pika kufitare e Promakonës

Qeveria greke ka vendosur që prej orës 06.00 të mëngjesit të datës 14 korrik, të gjithë turistët që do të hyjnë në vend nga pika kufitare e Promakonës, nëkufirin me Bullgarinë, duhet të jenë të pajisur me test negativ për covid 19,të paktën  të 72 orëve përpara kalimit në këtë pikë kufitare.

14:36
Rama: Me hapjen e listave ndalohen koalicionet parazgjedhore

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur për gazetarët ka thënë se me Listat e Hapura pamundësohen koalicionet parazgjedhore.

14:32
Kosovë/ Isa Mustafa infektohet me Covid-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është infektuar nga koronavirusi.

14:29
Futbollisti kosovar rezulton pozitiv me koronavirus në Zvicër

Mbrojtësi dardan Mirlind Kryeziu ka rezultuar pozitiv me virusin COVID19.

14:28
Studimi/ Alkooli dy gene përgjegjëse për cirozën

Një studim ndërkombëtar i udhëhequr nga kërkues në Glasgoë ka zbuluar dy gene të cilat duket se ndikojnë në prirjen e organizmit për të zhilluar ose jo sëmundje të mëlçisë të lidhura me alkoolin.

14:27
Zgjedhje të parakohshme? Rama: Na pengon “5 qershori”

A do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare? Kryeministri Edi Rama e hodhi poshtë një mundësi të tillë.

14:19
Rama lëshon batuta për Lulzim Bashën: Nuk është i mirë me aritmetikën, marrëveshja është e shkruar nuk ndryshon

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu lidhur me reagimet e LSI dhe PD për deklaratën e bërë nga 6 deputetë të opozitë se janë të gatshëm të votojnë Reformën, ka vijuar me batuta ndaj kreut të PD.

14:10
Covid-19/ Rama: Nuk bëjmë dot mbyllu-hapu-mbyllu! Secili të mbajë përgjegjësinë e tij

Kryeministri Edi Rama foli edhe testimet për covid në komunikimin më gazetarët, ku tha se ka shumë rëndësi sjellja individuale e secilit.

14:03
“Është vonë për ndryshime kushtetuese” Rama i përgjigjet Varhelyi-t: I bie që të mos miratohet as marrëveshja e 5 qershorit

Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën për gazetarët lidhur me deklaratën e bërë nga Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi, i cili tha se çdo ndryshim duhet të miratohet më vonë, dhe se marrëveshja e vetme, është 5 qershori, ka thënë se në këtë mënyrë i bie që të mos miratohet asgjë.

14:03
Dumoshi: Nënkodet ua lehtësojnë punën institucioneve kulturore dhe ua rrisin performancën

Funksionalizohen nënkodet buxhetore për institucioneve kombëtare të kulturës e të trashëgimisë të cilat janë në varësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo gjë ua mundëson institucioneve në fjalë që vetë ato të menaxhojnë buxhetin që ministria ndan për to.

13:59
“Jam i gatshëm ta bëj Bashën pjesë të fitores” Rama: Dua një Shqipëri më të mirë…

Kryeministri Edi Rama duke bashkëbiseduar me gazetarët lidhur me Reformën Zgjedhore, ka thënë se është i gatshëm që të bëjë PD dhe kreun e PD-së Lulzim Basha pjesë të fitores politike. Megjithatë Rama ka shtuar se në të njëjtën mënyrë është i gatshëm që të punojë me PS, që Basha dhe PD të humbasin.

13:51
Ronaldo shijon rrezet e diellit, e dashura seksi bën të papriturën për fansat

Cristiano Ronaldo po shijon fundjavën. Ylli i futbollit ndau një fotografi me ndjekësit e tij në Instagram, teksa shihej i shtrirë veshur me një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe të arta, duke treguar fizikun e tij të formësuar.

13:47
Rama: Kemi shkelur mbi vete për të kënaqur PD, dëshira e PS është që ….

Kryeministri Edi Rama nuk e sheh si një kërcënim deklaratën e djeshme të PD ndërsa tha se “PS që ka të drejtën të ketë një dëshirë, ka dëshirë që të tjerët të marrin sa më shumë nga ajo që duan”.

13:44
“Listat e hapura”, Rama: Nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi…

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat për Reformën Zgjedhore është shprehur se mbështet Listat e Hapura, për shkak se shumica e shqiptarëve e duan një gjë të tillë.

13:39
Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për koronavirus

Shteti gjerman sot i ka dal në ndihmës Kosovës me 6 mijë teste për diagnostikimin e Covid-19, dhe 5 mijë e 500 kite për ekstrahim.

13:37
‘Prokuroria ta hetojë për shpërdorim detyre’/ Gjyqi me Becchetti, Alibeaj: Kryeministri të paguajë me pasurinë e tij

Partia Demokratike ditën e sotme ka kërkuar që Prokuroria të hetojë kryeministrin Edi Rama për shpërdorim detyre lidhur me dëmin prej 109 milionë eurosh  për shkak të gjyqit me sipërmarrësin Italian Francesco Bechetti.

13:29
“Është shumë vonë për ndryshime kushtetuese”, Komisioneri për Zgjerimin: Votoni Marrëveshjen e 5 Qershorit

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, me anë të një reagimi në Twitter ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vendin tonë duke thënë se Reforma që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.

13:24
“Nuk preket marrëveshja e 5 qershorit”, Rama: Mbështesim Listat e hapura

Kryeministri Edi Rama teksa po zhvillon një bashkëbisedim me median lidhur me reformën zgjedhore, është shprehur se Partia Socialiste ka vendosur që të mbështesë Listat e Hapura që janë kërkuar me ngulm nga opozita në Kuvend.

13:13
Vendimi i PS/ Balla: Gjithçka e vendosur më 5 qershor nuk do preket! Jemi dakord me 3 ndryshimet e opozitës parlamentare

Numri dy i PS Taulant Balla e bëri shumë të qartë kur tha se janë dakord me kërkesat e opozitës parlamentare po nga ana tjetër edhe marrëveshja me opozitën jashtë e 5 qershorit nuk do të preket.

13:07
Kryemadhi e Basha: Çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit, tentativë për të vrarë dialogun politik

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim virtual me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos.

12:55
Lejimi i martesave i të njëjtës gjini/ Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës: E papranueshme, mos e miratoni!

Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës thotë se është e shqetësuar për lajmin për projektin e kodit civil të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në të cilin lejohen martesat e gjinisë së njëjtë .

12:54
Hidhet shorti i Champions League, supersfidat që priten të luhen

Do të rinisë gjithçka në 7 dhe 8 Gusht me ndeshjet e kthimit që ende nuk janë zhvilluar në 1/8 e finaleve dhe më pas sprinti që do të impenjojë të mbijetuarit e Ligës së kampioneve, nuk do të ndalet deri në finalen e madhe në 23 Gusht.

12:54
Deputetët votojnë në kuti të ndara për të siguruar përfaqësimin e grave në bordin e KOSTT-it

Në pamundësi për të vazhduar seancën dje, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur dhe këtë të premte. Me shtatë pika në rend të ditës, të zgjedhurit e popullit pritet përmes votës të zgjidhin një sërë çështjes.

12:47
Nuk gjen qetësi Kadastra në Vlorë, dorëhiqet Jurgen Pilkapi! I shtati që lë detyrën në vetëm 9 muaj

Vetëm një muaj ka zgjatur detyra e drejtuesit të Kadastrës në Vlorë, Jurgen Pilkapi i cili mësohet se sot ka dhënë dorëheqjen duke u regjistruar si i 7-ti i dorëhequr nga kreu i  Kadastrës së Vlorës, për një periudhe vetëm 9 mujore.

12:47
Hoti në Samitin e Parisit: Pa njohje reciproke, marrëveshja me Serbinë nuk mund të ketë sukses

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka marrë pjesë sot në Samitin e Parisit i cili është organizuar përmes një video-konference.

12:39
Fotot/ Xhaçka dhe Yuri Kim vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit: Mundësi transformimi në një projekt të NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në Facebook ka shpërndarë disa foto nga vizita e saj së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësohet mundësia e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.

12:26
Protestë para prokurorisë/ Banorët në Durrës: Pallati ynë i pasigurt

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Durrës dhe vlerësimet e dyshimta për nivelin e tyre në banesa janë kthyer në kryefjalë për shumë banorë të qytetit bregdetar.

12:25
Ndihen lëkundje sizmike në Ersekë

Një lëkundje sizmike është regjistruar në Ersekë.

12:15
Romë ofendojnë emigrantin, e përplasin dy herë me makinë

Karabinierët në Romë arrestuan dy 30-vjeçarë vendas me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj një të riu 24 vjeç me origjinë nga Guinea, i cili qëndronte në një qendër pritjeje.

12:10
Alarmi i autoriteteve britanike: Kush është mbipeshë, rrezikon më shumë nga koronavirusi

Alarmin e japin studiues të shërbimit shëndetësor britanik: ata që janë mbipeshë rrezikojnë më shumë prej koronavirusit.

12:09
Kërkesa për ndryshimet në Kushtetutë/ Kalon në parim me 16 vota pro

Komisioni i Ligjeve votoi në parim pro ndryshimeve kushtetuese që ka kërkuar një grup prej 28 deputësh të opozitës.

12:03
Ambasada SHBA në Beograd: Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit, po ndjekim me kujdes situatën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd u shpreh thellësisht e shqetësuar nga protestat e dhunshme atje, duke thënë se e dënon dhunën në të gjitha format e saj, përfshirë ato që duken “ si sulme të koordinuara ndaj policisë, por edhe forcën e përdorur prej kësaj të fundit.

11:58
​OBSH: Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll.

11:54
Tiranë/ Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet 61-vjeçari! Pranga edhe 4 personave të tjerë, ja për çfarë akuzohen

TIRANË- 5 persona kanë rënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

11:53
Tirana sërish në faqet e “New York Times” për memorialin kushtuar Holokaustit

Memoriali për viktimat e Holokaustit që u përurua ditën e djeshme në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediat me famë botërore. Gjiganti “New York Times” i ka kushtuar një artikull ceremonisë që u zhvillua në nder të viktimave të Holokaustit dhe të shqiptarëve që ndihmuan hebrenjtë.

11:49
​Digjen 4 hektarë grurë në një fshat të Drenasit

Katër hektar të mbjellë me grurë janë përfshirë nga zjarri në fshatin Korroticë e Poshtme të komunës së Drenasit.

11:42
Murrizi debate me Alimadhin për ndryshimet Kushtetuese

Në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ka pasur debate të forta mes deputetëve të opozitës.

11:42
Ende asnjë gjurmë e aktores Naya Rivera, ish-burri i saj fotografohet me djalin e tyre për herë të parë pas ngjarjes së tmerrshme

Ish-burri i zemërthyer i Naya Rivera e humbur pa gjurmë, u pa për herë të parë duke ngushëlluar djalin e tij të vogël vetëm një ditë pasi aktorja Glee u zhduk nga një liqen në Kaliforni, ku ajo po luante me djalin e tyre katërvjeçar.

11:28
Rama njofton: Sot në 13:00 jap qëndrimin e PS për përmbylljen e Zgjedhores

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në twitter thotë se sot në orën 13:00 do të bëjë me dije qëndrimin e PS për reformën zgjedhore për përmbylljen e saj brenda këtij sesioni parlamentar.

11:21
“Karantine 14-ditore kur të ktheheni”/ Ambasada në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj: Shqipëria vend me rrezikshmëri të lartë të covid

Ambasada gjermane në Shqipëri ka bërë një paralajmërim për qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pandeminë.

11:20
Viola von Cramon: Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje me Serbinë

Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon- Taubadel, raportuesja e grupit parlamentar të të gjelbërve/EFA për Kosovën, shpreson shumë tek dialogu Kosovë-Serbi. Por në një intervistë për DW, ajo thotë se ndërsa Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje, të njëjtën gjë duhet të reflektojë edhe Serbia.

11:16
Asgjësohen municione në Sazan/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk është operacioni i fundit…

Në ishullin e Sazanit janë asgjësuar të mërkurën, disa predha të luftës së dytë botërore. Operacioni  i parashikuar të zgjaste nga ora 9:00 deri në ora 17:00 ndaloi të gjitha lundrimet në afërsi të ishullit në një rreze prej 2 miljesh detare ose 3.7 kilometrash.

11:11
Covid-19 në Kosovë/ 8 viktima, 200 raste të reja

8 viktima dhe 207 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Kosovë të enjten, ndërsa numrin më të madh të infektimeve vazhdon ta ketë komuna e Prishtinës.

11:05
Skandal te Partizani/ Sherr mes lojtarëve, Deian Boldor-it i shkojnë poshtë pallatit dhe e qëllojnë në sy të motrës

Teksa tre lojtarë të tjerë të klubit të Partizanit kanë dalë të infektuar me Covid-19, duket se gjërat nuk po shkojnë siç duhet në këtë situatë të vështirë.

11:03
Të dënuar për trafikim narkotikësh, kush janë të piketuarit e radhës së OFL

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

10:50
“Një pjesë e tyre mosha të reja”/ Situata tek Infektivi serioze, ja sa pacientë janë të intubuar

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja, kështu njoftoi sot Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë.

10:48
​Belgjika zgjeron mbajtjen e detyrueshme të maskës

Belgjika do të ratifikojë sot zgjerimin e mbajtjes së detyrueshme të maskës, që do të mbahet që prej të shtunës në dyqane, kinema, vendet e kultit, si dhe në muze dhe biblioteka, për të mbrojtur më mirë popullsinë nga koronavirusi.

10:34
Sërish shifra më e lartë me rastet/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi 2 humbje jete në 24 orët e fundit, ja sa qytetarë dolën pozitivë

Kemi 2 humbje jete në 24 orët e fundit nga covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

10:23
Kosovë-Serbi: Përpjekje e sërishme pas një pauze njëvjeçare

Me iniciativën e Berlinit dhe Parisit përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë dialogun, që u ndërpre papritmas një vit më parë. Edhe pse arsyet e ndërprerjes janë shmangur, optimizmi është i përmbajtur.

10:22
Lefter Maliqi: E detyruam Ramën të miratojë marrëveshjen historike të 5 qershorit

Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi me anë të një statusi të publikuara në rrjetet sociale, shkruan se kryeministri Edi Rama është detyruar të pranojë e miratojë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

10:17
Kontrollet me dron zbulojnë tokën me kanabis/ Arrestohet 25-vjeçari

Shërbimet e Policisë Kurbin gjatë kontrollove me dron kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Goleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike, disa bimë narkotike cannabis sativa.

10:04
KPA konfirmon në detyrë Manjola Kajanin, SPAK me një prokurore më shumë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë prokuroren Manjola Kajana, duke e çuar në 13 numrin e prokurorëve të SPAK.

10:02
Kultivim kanabisi e me armë zjarri/ Arrestohen dy persona në Sarandë, një i tretë shpallet në kërkim

SARANDË – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pasi janë kapur duke kultivuar kanabis, në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq.

09:54
​Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, humb jetën 17-vjeçari

Sot rreth orës 05:40, në rrugën rajonale Prishtinë- Mitrovicë, gjegjësisht në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me vdekje, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore.

09:49
Gjirokastër/ Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 51-vjeçari

Blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar një person për kultivim të bimëve narkotike.

09:46
Arrestohen dy persona në Durrës, ja për çfarë akuzohen

DURRËS – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale

09:43
SHBA sanksionon zyrtarë kinezë për “abuzim” të myslimanëve

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër politikanëve kinezë, që, sipas tyre, janë përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut të pakicave myslimane në rajonin Ksinjiang.

09:42
Aksident në Tiranë, makina përplas 60-vjeçaren

TIRANË – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e  sotëm në rrugën “Xhanfize Keko”, ku një makinë me drejtues H.Ç., ka aksidentuar këmbësoren V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

09:38
Tre punonjës me Covid-19, mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe

Covid-19, ka detyruar autoritetet në Malësinë e Madhe që të mbyllin institucionin e Bashkisë.

09:29
COVID: Mbi 12 milionë raste në shkallë globale

Pandemia e koronavirusit ka shënuar një rekord të ri: 12 milionë të infektuar gjithësej në shkallë globale, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

09:27
Shtohen infektimet me Covid-19 në Elbasan, të prekurit dy infermierë dhe një mjek

ELBASAN- Tre persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.

09:15
Për të gjithë ata që nuk vënë maskë, Eminem u bën “diss” me këngën e re

Koronavirusi tashmë është bërë temë dhe në tekstet e këngëtarëve. Reperi me famë botërore Eminem ka shpërndarë këngën e tij për të gjithë ata që nuk pranojnë të veshin maska.

09:13
Durrës/ Prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë, procedohen penalisht 4 persona

Policia e Durrësit ka vijuar me kontrollet ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe si rrjedhojë ka proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

08:56
OBM: Temperatura mesatare globale pritet të rritet me 1,5 gradë

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale, me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas një studimi të paraqitur sot nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM).

08:48
Guterres: Edhe 25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë, paqja është e paqëndrueshme

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një video-mesazh për përvjetorin e 25-të të masakrës së Srebrenicës, tha se ky ka qenë krimi më i keq masiv në tokën evropiane, pas Luftës së Dytë Botërore.

08:36
Italia ndalon hyrjen e udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut dhe jo vetëm

Italia ndaloi hyrjen dhe kalimin tranzitor të udhëtarëve nga 13 vende me rrezikshmëri për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

08:29
Kolonjë/ Arrestohet 36-vjeçari, kultivonte bimë narkotike dhe mbante armë

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Kolonjë pasi kultivonte bimë narkotike dhe u gjetën edhe armë në banesë.

08:15
Mbytet i huaji në Durrës/ Trupi u gjet në port, dyshohet se është maroken

Rreth orës 07:45, të mëngjesit të sotëm në akuariumin e portit Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull, i dekompozuar.

08:09
Hoti dhe Vuçiç takohen sot virtualisht

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në një samit virtual, të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

07:55
‘Koronavirusi në politikë’, pas Bolsonaros një tjetër presidente infektohet me Covid-19

Presidentja e përkohshme e Bolivisë ka rezultuar pozitive me Covid-19. Në një video të postuar në Twitter ajo bën me dije se është mirë dhe ndihet e fortë, por për shkak të rregullave do të karantinohet për dy javë.

07:43
Tjetër rekord në SHBA, mbi 65 mijë raste të reja me Covid-19

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një tjetër rekord i zi.

07:26
Rikthehen temperaturat e larta, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët.

07:07
Alarmi i kreut të OBSH: Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit, ka shfrytëzuar…

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll.

06:46
Një foshnje në Kosovë infektohet me Covid-19

Një foshnje në Kosovë, disa ditë pas lindjes, është diagnostikuar me koronavirus, bënë të ditur autoritetet shëndetësore. Drejtori i Klinikës Neonatologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhevdet Gojnovci, tha për Radion Evropa e Lirë se foshnja është infektuar në shtëpi.

05:59
Vuani nga Gastriti? Njihuni me ushqimet ideale që duhet të përdorni

Gastriti është një sëmundje shumë e përhapur që prek organin kryesor të sistemit tretës. Simptomat e gastritit janë specifike dhe mund të evidentohen shumë thjesht. Disa nga simptomat më të lehta për t’u spikatur janë dhimbjet e stomakut, ndjesia e djegies, një tretje e ngadaltë e fryrje e organizmit.

05:37
Ky është lëngu perfekt për energji dhe rritjen e imunitetit

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë. Këto lëngje zakonisht përfitohen nga shtrydhja ose copëzimi i tulit të tyre. Lëngu ka një shije të freskët dhe ka përmbajtje të lartë fibre.

05:15
Pija që zgjat jetën/ Kefiri, ushqimi më i shëndetshëm i shekullit

Keni dëgjuar për kefirin? Bëhet fjalë për një produkt unik bulmeti, një nga më të pasurit me probiotikë në të gjithë planetin. Kefiri ka një emër unik me prejardhje nga fjala turke “keif”. Sipas të dhënave për shekuj të tërë, kefiri është përdorur në mjekësinë popullore evropiane dhe aziatike.

04:43
Zbuloni cilat janë ushqimet më të shëndetshme që pastrojnë organizmin

Ndodh gjithmonë që nëse shmang një vakt, ai i rradhës do të jetë i parezistueshëm dhe do t’ju bëjë ta teproni. Ndjesia e fryrjes sa të mos marrësh dot frymë është e keqe, ndërkohë që stomaku kalon orë të vështira. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet e shëndetshme që duhet të hani pasi keni kaluar një eksperiencë të fuqishme ngopjeje.

04:22
SHBA/ Gjykata e Lartë vendos për taksat e presidentit

Gjykata e Lartë e SHBA e bëri të qartë të enjten se një prokuror i qytetit të Nju Jorkut ka të drejtë të shikojë të dhënat financiare të Presidentit Donald Trump, por vendosi të mos lejojë, të paktën tani për tani, që Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët, të marrë të dhëna të ngjashme financiare.

03:55
Qeveria amerikane i jep Novavax 1.6 miliardë dollarë për vaksinën Covid-19

Novavax Inc., një nga kompanitë kryesorë farmaceutike në garën për të zhvilluar një vaksinë për Covid-19, do të marrë 1.6 miliardë dollarë nga programi i qeverisë amerikane për të zhvilluar vaksinën e saj eksperimentale. Fondet do ta ndihmojnë kompaninë të kryej testimin, komercializimin dhe prodhimin e një vaksine të mundshme të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të sigurohet shpërndarja e 100 milionë dozave deri në janar 2021.

03:33
Britania në dilemë për kompaninë kineze Huawei

Janë shtuar spekulimet se Britania mund të ndryshojë vendimin në lidhje me firmën kineze Huawei dhe të ndalojë planet e saj për prezantimin e teknologjisë së rrjetit të celular 5G në vend. Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të ndaluar shitjen e mikroprocesorëve të kompanisë Huawei në Amerikë mund të ketë ndryshuar mendimin e Londrës. Pekini ka paralajmëruar Britaninë kundër asaj që e quan shndërrim të Kinës në një armik.

03:10
SHBA, 1.3 milionë të papunë të tjerë aplikojnë për asistencë financiare

1.3 milionë të papunë të tjerë amerikanë aplikuan për të përfituar kompensim financiar javën e kaluar, raportoi të enjten Departamenti i Punës. Kjo është shenja më e fundit se punëdhënësit janë akoma duke u përballur me kohëra të vështira, ndërsa numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet.

02:46
Përhapja nga ajri e Covid-19, shkencëtarët bashkojnë forcat për të zbuluar rrezikun

Shkencëtarë nga e gjithë bota kanë bashkuar forcat për të zbuluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit nga ajri. Së fundmi, një grup ekspertësh i shkruan një letër OBSH ku kërkonin rishikimin e udhëzimeve për shkak se janë evidentuar prova që tregojnë se Covid-19 mund të përhapet nga njerëz të infektuar në ajër dhe të qëndrojë pezull për disa orë.