“Është vonë për ndryshime kushtetuese” Rama i përgjigjet Varhelyi-t: I bie që të mos miratohet as marrëveshja e 5 qershorit

10/07/2020 14:03

Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën për gazetarët lidhur me deklaratën e bërë nga Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi, i cili tha se çdo ndryshim duhet të miratohet më vonë, dhe se marrëveshja e vetme, është 5 qershori, ka thënë se në këtë mënyrë i bie që të mos miratohet asgjë.

Ai tha se nëse ka kohë për marrëveshjen, atëherë ka kohë edhe për ndryshimet Kushtetuese, duke konfirmuar se nuk do të tërhiqet.

“Këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe të gjithë të tjerëve për të realizuar atë marrëveshje. Më ka ardhur shumë keq, është hera e fundit që një marrëveshje e politikës ku përfshihet PS bëhet në një ambasadë dhe bëhet me të huaj. Por ka qenë e domosdoshme. E kuptoj shumë mirë atë që thotë ambasadorja dhe atë do bëjmë s’do të mbajmë peng marrëveshjen. Unë i kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë aspektin procedurial. Por jo zëdhënësit e ultimatumeve të PD që thonë që kalojini sot… Si kalohet sot? Ka një procedurë. Ashtu si nisma tjetër që është procedurë. Jemi një vit, se kemi dhe një sezon tjetër politik. Nëse flasim për kalendarik i bie që të mos bëjmë as marrëveshjen. Se kështu i bie kalendarisht. Ai viti nëse përdoret si referencë të përdoret për të gjitha. Këtu hyn edhe kushtetuta edhe kodi. Mirëkuptoj shqetësimin është korrekt dhe marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket. Nëse ne kalojmë në Kuvend Kodin dhe del një pikë e tjetërsuar apo mungon atëherë le të na e thonë.” tha Rama.

Top Channel