Protestë para prokurorisë/ Banorët në Durrës: Pallati ynë i pasigurt

10/07/2020 12:26

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Durrës dhe vlerësimet e dyshimta për nivelin e tyre në banesa janë kthyer në kryefjalë për shumë banorë të qytetit bregdetar.

Për të disatën herë, banorët e pallatit nr.8 në lagjen nr.5 kanë protestuar mbi situatën dhe pasigurinë për jetën në një godinë që sipas tyre është klasifikuar padrejtësisht në nivelin e dëmit DS2. Këtë herë ata protestuan para Prokurorisë së Durrësit, duke e akuzuar atë se po zvarrit hetimet.

Sipas banorëve, organi i akuzës, pavarësisht konstatimit të ekspertëve që e kanë vlerësuar të pabanueshëm dhe të rrezikshëm pallatin e mënjanuar mbi 51 cm, po tenton të mbyllë hetimet, bazuar në kallëzimet e tyre penale kundrejt firmës së ndërtimit.

Pallati pësoi dëme dhe u mënjanua gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe lëkundjeve të tjera sizmike që e pasuan atë.

Top Channel