Rama lëshon batuta për Lulzim Bashën: Nuk është i mirë me aritmetikën, marrëveshja është e shkruar nuk ndryshon

10/07/2020 14:19

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu lidhur me reagimet e LSI dhe PD për deklaratën e bërë nga 6 deputetë të opozitë se janë të gatshëm të votojnë Reformën, ka vijuar me batuta ndaj kreut të PD.

Rama tha se nuk mund të bëhen dot 84 vota, pasi nuk pranojnë të gjithë deputetët. Sipas tij duhet gjetur një gjuhë e përbashkët që të votohet marrëveshja.

“E para dihet raporti i Bashës me aritmetikën, Monika numëron shumë mirë. Edhe shumëzon shumë mirë. Luli ka probleme. Edhe po t;i hymë aritmetikës, nuk rezulton se 75 dhe 6 bëjnë 84. Me të Lulit bëjnë,. Por e kam thënë më para, Kjo nuk është aritmetikë është proces ku duhet të formësojmë vendimmarrjen tonë. nëse do ishte se nuk duam të hapim listat dhe nuk duam të dëgjojmë nga ajo anë. do të ishim duke bërë një punë tjetër. Do ishim duke bërë presion pozitiv mbi deputetët. Më vjen mirë se PD dhe LSI e njohën parlamentin nuk janë akoma mjaftueshëm për tu bërë një grup të përbashkët parlamentar. Mbase bëhen, do ishte shumë më mirë. Do të kishim përfaqësues të tyre në parlament. Do të kursenin mundin e ec e jakeve. Por kjo nuk është aritmetikë. Ka vazhduar një proces, dhe sot PS ka dhënë miratimin në parim. Është çështja me ne tani. Tani të shkojnë dhe të tregojnë si ne po shkelim e po bëjmë e po mohojmë. Marrëveshja është e shkruar dhe të gjitha këto ne i marrim përsipër do t’i mbrojmë deri në fund. Shpresojmë të kalojmë ngërçin e  opozitës që nuk do numërimin partiak. Kur vjen puna për të vënë Shqipërinë mbi interesin e partisë ne jemi siç na do hasmi dhe e bëjmë copë imazhin.” tha Edi Rama.

Top Channel