Ekskluzive/ Depresioni vrau familjen Josifi, flet psikiatri që i kuronte: Ngjarja nuk ka lidhje me fenë

10/07/2020 15:29

Në shtëpinë e të mbijetuarës, në Kombinat, kolegu Andi Bora gjeti një recetë dhe një fletë mjekimi, lëshuar nga mjeku psikiatër Sadik Lala, me të cilin do të flasim në vazhdim, mbi këtë çështje.

“Është e vërtetë që Blerta ka qenë pacientja ime.  Ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik më pas.  Ka filluar si çrregullim ankthi i mirëfilltë. Ka qenë shumë hermetike për shumë gjëra, që kanë ndodhur në të shkuarën.  Psikozë kemi, kur personi humbet aftësinë për të gjykuar realisht. Personi humbet fillin e gjërave.  Vizitën e parë e ka bërë në 11 mars 2015.  Ka kryer gjithsej 4 vizita në klinikën time.  Erdhi e shoqëruar nga e motra.  Në shtator-tetor u përmirësua ndjeshëm dhe e lamë të vinte në janar, të 2016-tës. Nga mua u largua në një gjendje të qetë, ushqehej mirë, nuk përdorte më qetësues.  E mbaj mend mirë, pasi ishte shumë nën peshë, nga mosngrënia siç duket.  45 kilogramë ka qenë pesha e saj. Në anamnezë më rezulton, që Blerta kishte përdorur qetësues për 2 vjet, pra nga 2013-ta.” tha mjeku psikiatër Sadik Lala.

Gazetarja: Ju doktor, e keni mjekuar me Calixta. Teksa lexonim për të na rezulton, që përdoret edhe për persona që bëjnë mendime për vetvrasje. Po Blerta a kishte mendime të tilla?

Mjeku: Rreziku i antidepresantëve është në ditët e para, 2-3 javët e para, sepse mund të kenë efekte anësore të çfarëdoshme, qoftë edhe mendime për vetëvrasje.  Përsa i përket emisioneve televizive ku i mëshohet “Dëshmitarëve të Jehovait”, në një zallamahi e kakofoni gjithologësh, por unë jam profesionist dhe do flas si i tillë, që për mua është kryesore depresioni i rëndë.Gazetarja: – A ka gjasa që të shërohet depresioni?

Mjeku: Sigurisht që po. Një pjesë shumë e madhe e depresionit shërohet. Një pjesë mbahet nën kontroll më mjekime.

Top Channel