Vendim i Qeverisë/ Greqia kërkon testet e Covid-19 për të gjithë turistët që do hyjnë nga pika kufitare e Promakonës

10/07/2020 14:46

Qeveria greke ka vendosur që prej orës 06.00 të mëngjesit të datës 14 korrik, të gjithë turistët që do të hyjnë në vend nga pika kufitare e Promakonës, nëkufirin me Bullgarinë, duhet të jenë të pajisur me test negativ për covid 19,të paktën  të 72 orëve përpara kalimit në këtë pikë kufitare.

Vazhdimin e procedurës së plotësimit të formës se posaçme për udhëtimin, të  paktën 24 orë para udhëtimit. Nisjen e kontrolleve të posaçme  në lokale dhe plazhe,për masat  kundër covid 19.

Tre masat e sipër përmendura  u morën në mesditë gjatë një mbledhje urgjente të qeverisë nën drejtimin e kryeministrit Mitsotakis dhe shtabit të emergjencave,mbas rritjes drastike të rasteve të importuara ditët e fundit prej turistëve serbë dhe rumunë me covid 19.

Qeveria greke thotë se masat janë të detyrueshme, pasi ditë e fundit po vihet re një rritje drastike e rasteve nga vendet e Ballkanit.

Mediat greke thonë se ka pasur raste me covid nga Shqipëria, por deri tani instituti epidimiologjik nuk e konfirmon këtë informacion.

Jo zyrtarisht një burim nga ky insitut,tha se ka pas dyshime se një shtetas grek në patra dhe dy shtetas  shqiptarë në Kostur,kanë ardhur nga Shqipëria të infektuar me covid 19,ndërkohën që në pikat kufitare me Greqinë kalojnë 1500-2000 persona në ditë.

Athina zyrtare thotë se do të vazhdojë ti ketë të hapura kufijtë për turistët dhe kategoritë që lejohet të kalojnë,por në çdo rast duke respektuar masat anti-covid.

Top Channel