Nuk gjen qetësi Kadastra në Vlorë, dorëhiqet Jurgen Pilkapi! I shtati që lë detyrën në vetëm 9 muaj

10/07/2020 12:47

Vetëm një muaj ka zgjatur detyra e drejtuesit të Kadastrës në Vlorë, Jurgen Pilkapi i cili mësohet se sot ka dhënë dorëheqjen duke u regjistruar si i 7-ti i dorëhequr nga kreu i  Kadastrës së Vlorës, për një periudhe vetëm 9 mujore.

Situata në Kadastrën e Vlorës nuk është e qetë dhe arsyet janë lidhur shpesh me dosjet që  punohen nga juristët e Kadastrës. Ndërkohë  vetëm një  javë më parë koordinatori politik i PS në  qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri paralajmëroi në media një emërim të ri të kreut të Kadastrës ndërsa deklaroi se emri do të jetë nga Vlorë.

“Një emër i ri nga Vlora”  Kjo ka qenë deklarata nga qyteti bregdetar i Vlorës, e koordinatorit politik për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri  për kreun  e një prej institucioneve më të përfolura, atë të Kadastrës së  Vlorës . Jo vetëm si një  detyrim  ligjor për t’i dhënë një emër karriges se kreut vendor të Kadastrës por dhe si qëllim personal që ky institucion të drejtohet nga një qytetar i Vlorës . Referuar kalvarit njëvjeçar të emrave importues , Gjiknuri ka shmangur një përgjigje  me detaje për historitë e dorëheqjeve zinxhir të përfolura në këtë institucion për pronat e bregdetit të jugut .

Top Channel