Çështja ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, caktohet data se kur do të mbahet seanca gjyqësore
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Tiëtter ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ky i fundit tha se Rama i kishte ofruar marrëveshje që të bëhej kryeministër ndërsa vetë ai President.
Rama ka thënë se populli është i mençur dhe e dinë se sipas tij Lulzim Basha nuk vendoset dot Kryeministër nga ai.
Për sa u përket hapjes së listave zgjedhore dhe koalicioneve nuk e detyron dot kryeministri.
Reagimi i Ramës:
Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja?Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!
Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!
Top Channel