Komisioneri evropian i zgjerimit, Olivér Várhelyi, ka reaguar përmes dy postimeve në rrjetet sociale ndaj ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore në Shqipëri.

“Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti sa më shpejt në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma të mëtejshme, të lidhura me  sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të aprovohen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe kërkojnë konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE”, ka shkruar Varhelyi.

Në mënyrë të vazhduar, komisioneri i zgjerimit në Bashkimin Evropian e ka përsëritur në mënyrë të vazhduar rëndësinë që ka reforma zgjedhore, e shndërruar tashmë në një kusht thelbësor për integrimin. Dështimi i saj, sipas tij, rrezikon avancimin e vendit drejt bllokut evropian dhe disa kohë më parë pati thënë se do të ishte për të ardhur keq nëse Shqipëria do ta humbiste këtë momentin që është arritur për të në mesin e vendeve anëtare.

Top Channel