“Listat e hapura”, Rama: Nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi…

10/07/2020 13:44

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat për Reformën Zgjedhore është shprehur se mbështet Listat e Hapura, për shkak se shumica e shqiptarëve e duan një gjë të tillë.

Rama ka shtuar se me listat e hapura nuk do të thotë se do të ndryshohet sistemi.

“Sigurisht që formulat janë çështje teknike, hapja e listave për ne nuk është tabu, por ama nuk mund të rrezikojë një arritje përfshirjen dhe përfaqësimin e grave.

Dua të sqaroj pse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi: Sipas Venecias, sistemi në vetvete, kemi një të tillë rajonal proporcional dhe kjo nuk preket pavarësisht se opozita kërkon ndryshim, e dyta madhësia e zonave zgjedhore dhe kjo nuk preket, dhe e treta KQZ, kjo po, preket. Kjo preket që nga marrëveshja e 5 qershorit.

Është produkt i tij, prandaj atyre që pretendojnë që të tregojnë vitet ju them që ky është shumë esencial më shumë se ai i hapjes së listave.

Dua të them dhe që , që nuk përbën shkelje me Venecias: Nuk është absolute ajo që parathuhet dhe pikërisht rregullimi në kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendim marrjes. Nga ana tjetër qoftë Venecia pa tjetër, listat, pragu etj i konsiderojnë mekanizma korrektues të sistemit. Pra sistemi preket mekanizmat po.

Lidhja e këtij procesi dhe vënia e kujës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit që po bëhet diçka kriminale është e pabazë. Marrëveshja nuk preket dhe këtu është ngërçi i vetëm që kemi me ata në parlament, dhe në do kërkojmë që ata të mos ndërhyjnë në këtë, as mua s’më pëlqen, por ky është lëshimi i madh që kemi bërë. Por tani opozita parlamentare s’ka asnjë alibi sepse është pjesëmarrëse në proces. ndërsa ideja që hapja e listave prish marrëveshjen është çmenduri. Aludimet se po u bë kjo etj etj nuk e ndihmojnë procesin në raport me Evropën. peng PS apo kuvendin se mban dot askush, të jemi të qartë.

Produkti është ai që flet, do ishte tjetër nëse PS do e shfrytëzonte këtë situatë për të garantuar maxhoranca që do ta çonin sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do sillte rënie të demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave kjo është marrëzi” tha Rama.

Top Channel