Vendimi i PS/ Balla: Gjithçka e vendosur më 5 qershor nuk do preket! Jemi dakord me 3 ndryshimet e opozitës parlamentare

10/07/2020 13:13

Numri dy i PS Taulant Balla e bëri shumë të qartë kur tha se janë dakord me kërkesat e opozitës parlamentare po nga ana tjetër edhe marrëveshja me opozitën jashtë e 5 qershorit nuk do të preket.

“Në qershor të 2019 amenduam mandatin për të diskutuar ndryshimet në kod dhe çështjet që lidhen me hapjen e listave, që thamë që do flasim kur të biem dakord për kodin.

Koha në dispozicion për komisionin ishte përtej pritshmërive sepse pritej në mbyllej në dhjetor por ajo u mbyll në 5 qershor.
Që nga ajo kohë s’ka pasur dakordësi për çështjen tjetër.

Sot në komisionin e ligjeve është bërë diskutimi në parim , që pozicioni zyrtar i PS është që në jemi dakord në parim me 3 ndryshimet, është shumë e rëndësishme që qytetari tashmë kur të votojë ta ketë të lehtë procesin.

Shqiptarët duan jo vetëm të japin një votë për kryetarin, për partine, por dhe një për kandidatët.

Prandaj ne e mbështesim nismën e tyre hap drejt demokratizimit, mendoj që PS ka qenë refleksion i asaj që do populli. Jemi pro hapjes së listave, tashmë ne kemi 1 të 3 me gra këtë ta ruajmë, por dhe të ruajmë mundësinë e balancës gjinore.

Procesi i ndryshimeve Kushtetues është i pavarur nga ai kodit zgjedhor, pra gjithçka e vendosur më 5 qershor nuk do preket nga kërkesat e opozitës parlamentare.

Më 15 korrik komisioni i ligjeve do garantojë që nuk preket asnjë prej amendamenteve të 5 qershorit, Janë procese pra të pavarura nga njëra tjetra.
Këtu sqaroj ata që dhanë ultimatume nga jashtë për këtë”, tha Balla.

vijon…

Top Channel