Zbatimi i masave antiCovid/ Zëvendësministri i Brendshëm në Burrel: Roli i qytetarëve, shumë i rëndësishëm

10/07/2020 16:28

Përkeqësimi i situatës në rang vendi nga numri në rritje i të prekurve prej Covid-19, ka bërë që policia e shtetit të dalë në terren për të parë zbatimin e masave në njësitë tregtare apo bizneset që duhet të punojnë brenda.

Këtë të premte ishte në Burrel zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili inspektoi disa biznese për të parë nga afër zbatimin e masave antiCovid.

Lamallari ishte i shoqëruar nga drejtues të Komisariatit të Policisë Mat dhe inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun e Dibrës.

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se në këtë pikë ku ka arritur situata e krijuar nga Covid-19, roli i qytetarëve është shumë i rëndësishëm në parandalimin e agravimit të mëtejshëm të virusit korona. Ditët e fundit edhe në Qarkun Dibër ka patur rritje të numrit të të infektuarve nga Covid-19.

Top Channel