Fotot/ Xhaçka dhe Yuri Kim vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit: Mundësi transformimi në një projekt të NATO-s

10/07/2020 12:39

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në Facebook ka shpërndarë disa foto nga vizita e saj së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësohet mundësia e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.

Sipas ministres, së bashku me Yuri Kim ata kanë bërë një udhëtim në Gjirin e Vlorës që u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë.

Postimi i Xhaçkës:

Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilluam një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësojmë mundësinë e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.

Me pas, një udhëtim i shkurtër në Gjirin e Vlorës u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë.

Me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë jo vetëm misione të rëndësishme në teatrot operacionalë por edhe qëllimin e përbashkët për modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

#KrahPërKrah????

 

FOTO GALERI
1/13

Top Channel