“Jam i gatshëm ta bëj Bashën pjesë të fitores” Rama: Dua një Shqipëri më të mirë…

10/07/2020 13:59

Kryeministri Edi Rama duke bashkëbiseduar me gazetarët lidhur me Reformën Zgjedhore, ka thënë se është i gatshëm që të bëjë PD dhe kreun e PD-së Lulzim Basha pjesë të fitores politike. Megjithatë Rama ka shtuar se në të njëjtën mënyrë është i gatshëm që të punojë me PS, që Basha dhe PD të humbasin.

“Patjetër që jam i gatshëm ta bëj PD dhe Lul Bashën pjesë të fitores. Por jam i gatshëm që të punojë me grupin e PS që të bëjmë gjithçka që të humbasë. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje. Ky ndryshim fut qytetarët në lojë. E përsëris edhe njëherë se kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti, nuk e ka zor të gjejë alibi. Jam këtu për të drejtuar një parti më të madhe politike dhe më serioze në këtë vend. Forca që i përgjigjet qytetarëve.” tha Rama.

Për të sqaruar këtë deklaratë Rama më tej ka shtuar se: Fitorja ime është që Shqipëria të bëhet më e mirë. Patjetër që do të doja që të kisha bashkë edhe Lulzim Bashën, patjetër nuk diskutohet” ka shtuar Rama më pas.

Top Channel