E hënë, 07 Shtator 2020
16:26
Mundi koronavirusin, Erion Veliaj i gatshëm për të dhuruar plazmën e tij për të sëmurët me Covid-19

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa mbante fjalën e tij në këshillin bashkiak u tregua i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për ata që kanë nevojë, duke qenë se flitet se ajo kuron Covid-19.

16:21
Tregtari me libër/ Mekaniku që nuk e lëshon librin nga dora jep një mesazh për rininë

Në Elbasan e njohin si tregtari me libër.

16:18
PDK kërkon respektimin e Kushtetutës në bisedimet me Serbine, kërkon seancë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta në bisedime me Serbinë.

16:13
Infektohen 151 persona të tjerë me Covid-19, shënohen sërish viktima

TIRANË- 151 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të infektuar me Covid-19.

16:11
Vuçiq: Në tavolinë po vijnë temat më të rëndësishme dhe më të vështira

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndodhet në Bruksel, ku u takua me përfaqësues të lartë të BE-së dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës.

16:07
Del nga koma kritiku i Putinit

Spitali gjerman që po trajton liderin opozitar rus, Aleksei Navalni ka thënë se gjendja e kritikut të Kremlinit është “përmirësuar” dhe se ai është “duke iu përgjigjur stimujve verbalë”.

15:50
Hoti: Po bëhet progres në draftin e marrëveshjes finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se në Bruksel ka marrë pjesë vetëm për draftimin e një marrëveshjeje finale, e cila sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke.

15:47
Për herë të parë që nga nisja e pandemisë/ Wuhan, tifozët kthehen në stadium!

Tifozët e Wuhan Zall, skuadrës së Super League kineze dhe qytetit që u bë epiqendra e koronavirusit ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e ekipit për herë të parë pas pandemisë së gjatë kundër Beijing Gouan një sfidë që u mbyll me barazimin 2-2.

15:43
​Zemaj për COVID-19: Dimri nuk guxon të na gjejë të papërgatitur

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të ditur se lirimi i masave antiCOVID-19 në kohën kur pritet kthimi i një vale të dytë të mundshme të pandemisë, do të bëhet në bazë të vlerësimit të gjendjes aktuale në Kosovë.

15:41
Ministria e Shëndetësisë: Prezantimi i të dhënave për COVID-19, do bëhet edhe në gjuhën e personave me aftësi të kufizuara

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është betuar që prezantimi i të dhënave për COVID-19, tani e tutje do të bëhet edhe në gjuhën e personave me aftësi të kufizuara.

15:40
“S’pati ndarje të Kosovës”/ Presidenti Thaçi flet për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohje për Shtete e Bashkuara të Amerikës për, pasi siç ka thënë “gjithmonë i kanë qëndruar pranë qytetarëve të Kosovës dhe e ka përkrahur për liri, shtet dhe integrime evropiane”.

15:32
Vreshtat mbeten pa vjelë/ Fermerët kërkojnë masa se po dëmtohen nga importet

Me qindra hektarë vreshta ne Gërmenj të njësisë administative Lekaj të Bashkisë së Rrogozhinës kanë mbetur pa u vjelë. Fermerët thonë se nuk kanë ku ta shesin prodhimin.

15:32
Takimi i radhës Kosovë-Serbi në Bruksel mbahet me 28 shtator

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq konfirmuan të hënën në Bruksel se kanë përafruar qëndrimet e tyre për çështjen e të zhvendosurve dhe të zhdukurve si dhe bashkëpunimin ekonomik.

15:27
Kosovë/ ​5 viktima dhe 85 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me Covid-19 pozitiv.

15:26
Ndahet opozita e re/ Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi në dy parti të ndryshme të reja

Ecën në të njëjtën rrugë 1 vit më parë kur dolën kundër urdhrit të kryetarit demokrat dhe refuzuan të djegin mandatet.

15:20
Morinë/ Arrestohet 25-vjeçari kosovar, u përpoq të kalonte kufirin me një armë

Një person është arrestuar ditën e hënë(07.09.2020) në doganën e Morinës pasi po përpiqej të kalonte kufirin me një armë zjarri.

15:19
KQZ e re, vetëm dy kandidatë/ Ruçi thirrje partive të zgjedhin komisionin që do përzgjedhë kandidatët

Kuvendi i Shqipërisë, tashmë që si datë zgjedhjesh është dekretuar 25 prilli, nuk ka humbur kohë dhe u ka kërkuar partive politike të çojnë emrat e përfaqësuesve për Komisionin e Posaçëm Parlamentar që do të kalojë në filtër kandidatët për strukturat e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

15:13
Pandemia shtrenjtoi arsimin/ Arsimimi i mangët, maturantët nisin kurset private

Orët e shkurtuara dhe mësimi me turne po orientojnë prindër e nxënës, që të kërkojnë cilësi të mësimit drejt kurseve private jashtëshkollore.

15:07
U padit për fyerje ndaj shqiptarëve, ministri serb nuk paraqitet në gjyq

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se Ministri i Mbrojtjes Serbe, Aleksandër Vulin nuk është paraqitur në Gjykatën e Lartë në Beograd për t’u përballur me padinë e ngritur ndaj tij për gjuhë diskriminuese, fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve.

15:05
Frikë për t’u shtruar në spital/ Të infektuarit me Covid-19 preferojnë që të trajtohen në shtëpi

Personat e prekur nga Covid-19 refuzojnë të shtrohen në spital edhe kur gjendja e tyre shëndetësore e kërkon një gjë të tillë.

14:55
OVL: UÇK pranon 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale, nuk dihet kush i solli

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale mëngjesin e sotëm ka arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, por sipas anëtarëve të kësaj organizate ky material dëshmon se Gjykata Speciale është politike.

14:50
6 viktima dhe 37 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 15.127.

14:47
Manastirliu në Zall Bastar: Rindërtimi i qendrave shëndetësore me standard të njejtë në qytete dhe në zonat më të thella

Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Zall Bastarit, në skajin veri-lindor të Tiranës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se trajtimi i pacientëve me Covid19 do të vijojë pa u ndalur edhe nga mjekët e familjes.

14:44
Vlorë, pylli përfshihet nga flakët/ Shkrumbohen pishat shumëvjeçare, në rrezik disa banesa

Një zjarr ka rënë në fshatin e Poros në Vlorë.

14:44
​Mustafa: Raportimet për Ujmanin s’janë të vërteta, Haradinaj ofroi dorëheqjen e dy ministrave

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka sqaruar situatën e krijuar rreth Liqenit të Ujmanit, i cili u përfshi në marrëveshjen me Serbinë.

14:41
Osmani largohet përfundimisht nga LDK-ja: Bashkëpunimin me Kurtin e zyrtarizoj më vonë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është ndarë përfundimisht me LDK-në. Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

14:38
Teatri Metropol përfaqëson Shqipërinë në projektin AIDA, Veliaj: Arti është ilaç ndaj përçarjeve që përcjell politika

Tirana po shndërrohet në qendër e artit dhe kulturës evropiane, çka e përforcon edhe më shumë përzgjedhja e Teatrit Metropol si pjesë e projektit AIDA – një nismë e përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi,për rritjen e bashkëpunimit mes qyteteve si Leçe, Campobasso, Tirana dhe Ulqini.

14:38
Televizioni izraelit: Marrëveshja e normalizimit Izrael-EBA do të nënshkruhet më 22 shtator

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) do të nënshkruhet në një ceremoni në Washington më 22 shtator, njoftoi një televizion izraelit.

14:33
Teleskopi evropian! Dielli, si nuk e keni parë kurrë…

Të mund të shohësh një gjilpërë në një fushë futbolli nga një distancë prej një kilometri. Kjo është saktësia e Gregor-it, teleskopit më të madh diellor në Evropë.

14:32
Vendimi i Kosovës dhe Serbisë për zhvendosjen e ambasadave në Jerusalem shqetëson BE-në

Përkushtimi që kanë shprehur Kosova dhe Serbia pas takimeve të javës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë, se do të hapin ambasadat e tyre në Jeruzalem, të cilin Izraeli e konsideron si kryeqytet të shtetit, ka shkaktuar “shqetësim të thellë” në Bashkimin Evropian.

14:25
Është personazhi më i urryer në rrjete sociale, pse të gjithë janë kundër modeles së Guccit

Armine Harutyunyan lindi në 1997, në kryeqytetin e Armenisë dhe nuk e kishte menduar kurrë që do të bëhej modele.

14:24
Kush e sundon botën?

Familja Rothschild (shpesh herë quhen thjesht Rothschildët) është një dinasti ndërkombëtare në sektorin bankar dhe të financave me origjinë hebreje nga Gjermania, që nisi veprimtarinë në të gjithë Evropën dhe mori titull fisnikërie nga qeveritë austriake dhe britanike.

14:13
Kryeministri izraelit shpërndan në Facebook mesazhin e Vjosa Osmanit

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar në profilin e tij zyrtar të Facebook-ut një mesazh të Kryetares së Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e hapjes e ambasadës së parë në Jeruzalem nga një vend me shumicë muslimane.

14:10
Vitrina e Librit/ Rushen Golemi, ky testament shpirti – Inis Kazanxhi Jorgo

Libri biografik për zonjën Golemi ku përshkruhet jeta e një gruaje të rrallë është përshkrimi besnik i jetës së gruas intelektuale shqiptare, një jetë që përshkon trajektoren e faqeve më tragjike të historisë së vendit tonë…

14:00
Pastrimi i ambienteve të shkollës/ Ministrja Shahini: Të gjithë të angazhuar për kthimin e sigurt të nxënësve

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpërndarë një video nga procesi i dezinfektimit të shkollave.

13:51
Kosovë/ Dalin përgjigjet e provimit të Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë publike sot rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 (afati i parë), sipas të cilave rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 67.44 përqind. Prej këtij rezultati, 67.38 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 77.32 përqind në gjuhën boshnjake dhe 62.44 në gjuhën turke.

13:41
Pamjet e frikshme! Apartamenti në Shkodër përfshihet nga flakët. Banorët të bllokuar nga tymi

Një zjarr ka rënë në një apartament në qytetin e Shkodrës pranë zonës së njohur si “Ura Dervishbeg”.

13:37
Unazë 20.000 euro modeles! Fejohet lojtari i Kombëtares, Odise Roshi/ Festë private në një lokal në Tiranë

Një ditë pas mbërritjes në Tiranë nga Bjellorusia, futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi ka shpallur fejesën me modelen Silvi Shkëmbi, në një festë tepër private ku ishin të ftuar rreth 100 veta në ambientet e një lokali luksoz në Tiranë.

13:25
Shtator në bregdet/ Pushuesit shijojnë plazhet e Adriatikut, pamje nga Durrësi dhe Golemi

Me mbarimin e verës, pushuesit nuk e kanë braktisur plazhin.

13:20
Afro 85 milionë doza/ Koronavirusi, Australia mund ta nisë vaksinimin në janar

Australia tha se do të sigurojë afro 85 milionë doza të vaksinës për koronavirus, nëse dy prova të saj rezultojnë të suksesshme.

13:04
Në luftë me virusin/ Sa persona humbën jetën në Iran gjatë 24 orëve të shkuara

Në Iran, 117 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

13:01
Vjosa Osmani e cilëson Hotin arrogant, ai nuk di se çfarë flet

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka quajtur arrogant kryeministrin Avdullah Hoti.

13:00
Kosovë-Serbi/ Borrell për dialogun në Bruksel: Sot flitet për 2 tema shumë të ndjeshme

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell para takimit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se pozicionet e tyre ndryshojnë, por sot kthehen në Bruksel për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të punuar drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.

12:59
Ndotja e ajrit/ Efektet e izolimit mbaruan…

Karantina ka patur pasoja shumë pozitive tek ambienti. Mes shkurtit dhe marsit, sasia e dioksidit të azotit, një prej gazrave kryesorë ndotës, ishte reduktuar shumë në të gjithë botën.

12:53
Drogë, vrasje, rrëmbim/ Europoli për Shqipërinë, hetime vetëm për 24 vepra penale

Në dhjetorin e vitit 2013, qeveria shqiptare nënshkroi përmes ministrit të Brendshëm të asaj kohe marrëveshjen më të rëndësishme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Bëhet fjalë për marrëveshjen e Shqipërisë me Europol, e cila u arrit pas shumë vitesh këmbëngulje.

12:45
Sot Shqipëri – Lituani/ Kuqezinjtë, për 3 pikët e radhës

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sërish në fushën e lojës teksa sot në mbrëmje do të presë Lituaninë në Air Albania Stadium në sfidën e dytë të Nations League.

12:45
Durrës/ Sekuestrohen sasi të konsiderueshme eurosh dhe bizhuteri

Gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme në euro dhë një sasi bizhuteri floriri të fshehura në një minibus që po hynte në Shqipëri.

12:41
Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Shkabave në Gjirokastër

Kjo verë në luginën e Drinos ka regjistruar një fushatë intensive për mbrotjen e shkabave. Në këtë luginë folezon një prej katër shkabave kryesore prezente në Shqipëri, kali i qyqes. Këtë bit kemi disa zogj të rinj por gjithsesi ndërgjegjësimi për mbrojtjen e kalit të qyqes duket se është i rëndësishëm në vijimësi.

12:38
1 viktimë dhe 7 të plagosur/ Sulm në qendër të Birmingham-it, arrestohet autori

Është arrestuar në Britaninë e Madhe autori i një sulmi me thikë që gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës shkaktoi vdekjen e një të riu dhe plagosjen e shtatë personave të tjerë në qendër të Birmingham-it.

12:37
Nis festivali “Kokofest”/ Maratona e komedive në Korçë

Kokofest nisi në Korçë duke sjellë për të disatin vit radhazi një maratonë komedish të përzgjedhura që vihen në skenë përballë jurisë.

12:35
Mbarojnë testet serelogjike falas në Komunën e Ferizajt, qytetarët duhet t’i drejtohen privatit

Komuna e Ferizajt në mungesë të buxhetit, nuk do të mund t’u ofrojë qytetarëve të saj teste serologjike falas.

12:32
Venecia, Regata Storica mbahet pavarësisht pandemisë

Në Venecia të Italisë, është mbajtur e famshmja Regata Storica, që tërhoqi me qindra njerëz ndërkohë që barkat lundronin përgjatë kanalit të madh.

12:14
Protestë në Podgoricë kundër simboleve serbe!

Mijëra vetë u mblodhën në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë duke valëvitur flamuj kombëtar në shenjë proteste kundër përdorimit të simboleve kombëtare të Serbisë nga partitë e opozitës që fituan zgjedhjet javën e shkuar.

12:09
Kundër Lukashenkos! Qindra e mijëra vetë në rrugë

Turma të stërmëdha bjellorusësh mbushën rrugët e kryeqytetit Minsk duke kërkuar dorëheqjen e Aleksander Lukashenkos duke sfiduar kështu kërcënimin për arrestim dhe një dislokim masiv forcash të sigurisë.

12:05
“Rikthehet” Brexit-i/ Johnson, 38 ditë kohë për BE-në

Kryeministri britanik Boris Johnson do t’i japë Bashkimit Evropian 38 ditë kohë për të arritur një marrëveshje për pasBrexit-in, pa të cilën Britania e Madhe do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj, siç është shprehur ai.

12:02
KQZ e re! Top Channel zbulon 2 emrat e aplikantëve të parë

Kryetari i kuvendit Gramoz Ruci i ka dërguar një shkresë të gjitha partive politike ku u kërkon të dërgojnë përfaqësues për komisionin e posaçëm parlamentar që do të shqyrtojë dhe përzgjedhë anëtarët e KQZ-s së re.

12:00
MIE-së për gjyqin e humbur me kompaninë greke për rrugën Tiranë-Elbasan: Kontrata u lidh nga PD dhe u ndryshua nga LSI

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar nëpërmjet një deklaratë për shtyp për akuzat e hedhura nga opozita jashtë parlamentare në 24 orët e fundit në lidhje me humbjen e gjyqit me kompaninë greke “ Aktor” në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku Shqipëria u dënua që ta dëmshpërblejë këtë kompani me 40 milionë euro.

11:58
Turqia shpalos forcën! Stërvitje në Qipron e Veriut

Forcat e armatosura turke nisën stërvitjen e përvitshme në Qipron veriore, një entitet ky i njohur vetëm nga Ankaraja, ndërkohë që tensionet me Greqinë, në Mesdheun lindor janë në kulm.

11:58
Manchester City konfirmon se dy yjet e skuadrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

Manchester City është prekur nga pandemia coronavirus. Gjiganti anglez ka njoftuar se dy lojtarët e ekipit të parë, Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

11:58
Borrell: Dialogu në Bruksel, përballje me të gjitha çështjet e hapura

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar se sot (7 shtator) në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do të hapen dy çështje që ai i ka quajtur “të ndjeshme” por “shumë të rëndësishme, më saktësisht çështjet e kërkesave pronësore e financiare si dhe aranzhimet për komunitetet joshumicë në Kosovë”.

11:55
Thaçi: Njohja nga Izraeli nuk do ta cenojë partneritetin strategjik, miqësor e vëllazëror me Turqinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka falënderuar administratën e presidentit Trump për përpjekjet e vazhdueshme për finalizimin e kësaj marrëveshje historike.

11:53
Çfarë ndodhi? Vaksina e Putinit refuzohet nga punonjësit kyçë

Vladimir Putin njoftoi miratimin e vaksinës ruse të koronavirusit më 11 gusht, me shumë pompozitet duke thënë se ajo ishte efikase dhe krijonte imunitet stabël.

11:47
STUDIMI/ Pasojat e koronavirusit zgjasin deri në tre muaj pas shërimit

Problemet e shumicës së pacientëve të prekur nga koronavirusi përmirësohen brenda gjashtë javësh, por studiuesit zbuluan se disa luftuan me probleme të frymëmarrjes dhe kollitje për shumë më gjatë.

11:39
Maliq/ Arrestohet grabitësi i dyqanit, tenton të largohet nga komisariati

Ka rënë në pranga shtetasi S.L i cili dyshohet së ka vjedhur dyqanin e një personi në Sheqeras të Maliqit para pak ditësh.

11:37
Covid-19 në burgun e Drenovës/ 8 të burgosur dalin pozitivë

Në Burgun e Drenovës janë identifikuar 8 persona të prekur me Covid-19.

11:34
Thaçi: Të gjithë e panë! Nuk kishte thika, harta e ndarje në Shtëpinë e Bardhë. Vijojmë dialogun deri në njohjen nga Serbia

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi në një konferencë për mediat tha se marrëveshja e Kosovës me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë ishte një hap shumë i madh përpara në procesin e dialogut me Serbinë.

11:27
Foto/ Pamjet që bënë menjëherë xhiron në rrjet, Eros i dhuron puthjet më të ëmbla Oriolës

Aktualisht dyshja më e komentuar në showbiz-in shqiptar janë Oriola Marashi dhe Eros Grezda. Ata tani dalin hapur para publikut dhe në asnjë moment nuk ngurrojnë që të tregojnë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

11:26
“Do rritet transmetimi i virusit”/ Rama: Opsioni i mbylljes së shkollave ishte opsion më i keq

Në një bashkëbisedim me një grup mësuesish, të cilët në këtë kohë pandemie po e ushtrojnë profesionin e tyre online si dhe në televizion, kryeministri Edi Rama deklaroi ndër të tjera se hapja e shkollave pritet të sjellë rritje të konsiderueshme të mundësisë së transmetimit të Covid-19, teksa shpjegoi nga ana tjetër përse opsioni i mbylljes së shkollave ishte opsion më i keq.

11:23
Hoti dhe Vuçiç në Bruksel: Dokumentet e nënshkruara në Washington, të dobishme për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Në Bruksel zhvillohet kete te hene takimi në nivelin e lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

11:08
Zbulimet e dokumentarit: Bin Laden mund të ketë fshehur mesazhe të koduara në videot porno për të komunikuar me anëtarët e Al-Qaedas para se të vritej

Osama bin Laden mund të ketë komunikuar në mënyrë sekrete me bashkëpunëtorët e tij me mesazhe të fshehura në video porno, zbulon një seri dokumentarësh kushtuar tij.

11:07
Tensioni me Greqinë në Mesdhe/ Erdogan pret kryeministrin e Libisë

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në takimin Erdogan-Sarraj u diskutuan zhvillimet në Libi, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

11:03
Homazh për Aleks Budën, Rama: Ishte një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqipe!

Në rubrikën virtuale “Të paharrueshëm”, kryeministri Edi Rama kujtoi ditën e sotme në Facebook, intelektualin shqiptar, Aleks Buda.

11:03
Albin Kurti përkujton 7 shtatorin: Përpjekje për liri që u kurorëzua me luftën e UÇK-së

7 Shtatorin e vitit 1990, kur delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar, e ka kujtuar edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

11:01
Olta Gixhari ndan foton e ëmbël me të birin, zbulon dhuratën speciale për të

Pak ditë më parë, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri me dije vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale, ku dhe zbuloi emrin e vogëlushit, Amar. Ndërsa bëri një dedikim të ëmbël për ardhjen në jetë të vogëlushit, Gixhari zbuloi edhe një detaj interesant.

10:56
Turqia stërvitje ushtarake ne Qipron turke, “Stuhia e Mesdheut-2020”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar vazhdimin me sukses të stërvitjes “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”.

10:55
FOTO/Syri i nxirë dhe fytyra plagë, çfarë i ka ndodhur Rihannës

Këngëtarja e njohur, Rihanna është fotografuar jashtë një restoranti në Los Angeles me syrin e nxirë dhe fytyrën e mavijosur.

10:54
Nga dhuna ndaj bashkëshortes te kanabisi, prangosen 3 persona në Vlorë

Tre persona kanë rënë në pranga në Vlorë për vepra të ndryshme penale.

10:51
Tepelenë/ Digjet automjeti i një shtetasi italian, detajet e para

Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Tepelenës. Automjeti tip “ Volsvagen” në pronësi të një shtetasi italian ka marrë flakë rreth orës 02:00.

10:49
Turqia reagon ndaj Francës për “librin e PKK-së”

Deklaratë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy në përgjigje të një pyetje rreth ideologjisë separatiste të PKK-YPG, që është përfshirë në librin e histori-gjeografisë për vitin e fundit të gjimnazit në Francë.

10:46
Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ftohet nga Specialja

Gjykata Speciale ka vazhduar që t’i ftojë ish-luftëtarët e UÇK-së, për t’u intervistuar.

10:44
Çaste tmerri/ Merr flakë motori i aeroplanit, piloti bën ulje emergjente në Honolulu (VIDEO)

Fill pasi motori i aeroplanit u përfshi nga flakët, aeroplani i aviokompanisë Atlas Air u detyrua të bënte ulje emergjente teksa po fluturonte mbi Honolulu.

10:43
Ruçi letër grupeve parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, 9 shtatori afati i fundit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

10:41
I dhuroi i ati uiski në çdo ditëlindje, djali i shet për të blerë shtëpi

Në çdo ditëlindje, babai i kishte blerë djalit të vetë nga një shishe uiski të vjetër për 10 vite me radhë, të cilat tani ai po kërkon t’i shesë dhe me ato para të blejë një shtëpi.

10:39
Qeveria holandeze investon 20 bilion euro për rritjen e ekonomisë

Qeveria holandeze deklaroi këtë të hënë se do të investojë 20 bilion euro në 5 vitet e ardhshme për forcimin e ekonomisë në mënyrë që të shmanget një reçesion i mundshëm në të ardhmen. Sipas qeverisë këto para do të jenë të dedikuara në investimet për edukim, infrastrukturë dhe në kërkime për projekte zhvillimi.

10:32
Miliona njerëz të evakuuar! Pas Japonisë, tajfuni Haishen arrin edhe në Korenë e Jugut

Tajfuni Haishen, i cili shkaktoi evakuimin e miliona njerëzve në Japoni, ka përfshirë qytetin bregdetar Ulsan në juglindje të Koresë së Jugut.

10:22
“Kroacia ka arrestuar 1000 politikanë të korruptuar. Po Shqipëria”/ Dilaver Nelaj ‘godet’ me pankartën e tij

Dilaver Nelaj, protestuesi që del kundër të gjithëve me shkrime nga më të çuditshmet nëpër duar, spikati edhe sot me një tjetër pankart.

10:19
“Qeveria humbi gjyqin, 44 milionë euro kompanisë greke”/ PD: Shqiptarët duhet të paguajnë faturën për mikun e Ballës dhe Ramës

“Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke Aktor, e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan”, deklaron nga radhët e PD-së, Gent Strazimiri.

10:13
Koronavirusi, si është situata në Afrikën e Jugut?

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus (COVID-19) në Afrikën e Jugut ka shkuar në mbi 638 mijë, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

10:03
Vodhën me dhunë në një shtëpi në Sarandë, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Është zbardhur dhe dokumentuar grabitja e ndodhur më 29 gusht 2020, në fshatin Melçan, Finiq duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve si autorë të dyshuar të vjedhjes

09:54
“Dhjetor vdekjeprurës”? Ekspertët i druhen një situate të frikshme! Paralajmërimi: Vdekjet do arrijnë…

Instituti i Vlerësimeve dhe Shëndetit (IHME) në Universitetin e Uashingtonit paralajmëron se muaji dhjetor mund të jetë vdekjeprurës, ku çdo ditë mund të regjistrohen 30 mijë viktima nga koronavirusi në hemisferën veriore.

09:51
“Poshtërim dhe e turpshme”/ Ministri gjerman komenton rëndë foton e Vuçiç para Trump

Ministri i Gjermanisë për Europën, Michael Roth, e ka quajtur turpëruese mënyrën se si është trajtuar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, duke aluduar për mënyrën se si Trump e ka ulur në një karrige përballë vetes,.

09:43
Alarmohet policia! “Këtu do të derdhet gjak”, shqiptari i rrezikshëm kërcënon drejtorin e burgut grek

Policia greke është alarmuar nga kërcënimet me jetë kundrejt një drejtori burgu nga ana e një grupi të burgosurish, që në krye ka një shtetas shqiptar.

09:40
Librazhd/ Kanosi me kaçavidë përgjegjësin e sektorit në agjensinë e zonave të mbrojtura, pranga 27-vjeçarit

Një 27-vjeçar i cili kanosi me kaçavidë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Elbasan, është vënë në pranga nga policia.

09:33
Irani goditet nga një tërmet 5,1 ballë

Të paktën dhjetë persona janë lënduar në një tërmet me fuqi 5,1 ballë në provincën Golestan në Iranin verior.

09:27
Hodhi shtëpinë në erë për një mizë! Çfarë ndodhi në lagjen e një qyteti francez

Të djegësh shtëpinë për një mizë; kjo ngjarje e pazakontë ndodhi në Francë ku një burrë shkatërroi gjysmën e shtëpisë.

09:19
Video/ Numri 1 në botë Djokovic përjashtohet nga US Open, goditi padashje gjyqtaren

Novak Djokovic ka kërkuar falje për goditjen e një gjyqtare në US Open.

09:13
India kalon Brazilin dhe renditet e dyta në botë për numrin e rasteve me koronavirus

India regjistroi mbi 90,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, të cilat e ngritën totalin e tyre në mbi 4.2 milionë.

09:02
Tërmet i fuqishëm në Paqësor, magnituda 6.6

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi të hënën vendin ishullor të Paqësorit, Vanuatu, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

08:49
Grupi shkodran “Pranvera 72”, publikohet kënga në anglisht e 48 viteve më parë (video)

Shkodra, një fidanishte e pashterrshme e talenteve të artit e muzikës në Shkodër.

08:45
Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj? Ai mund të ketë këto probleme…

Ndërsa nuk kishte lidhje telefonike, çiftet ishin më të sigurta, thonë shumë njerëz në të gjithë botën.